☁️
Tiranë 18°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.71 ▲1.01%
ARI 4,504 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,666 ▼ -5.79% ETH $1,854 ▼ -6.72% XRP $1.2190 ▼ -5.01% SOL $74.3900 ▼ -7.52%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.71 ▲1.01 % ARI 4,504 ▼0.35 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.71 ▲1.01 % ARI 4,504 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Programi për transformimin e bashkive, Rama zbulon problemin më të ‘mprehtë’ të momentit – Tv Klan

8 maj 2026 – Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Durrës, pasi ka nisur zyrtarisht EU4Municipalities II. Për Ramën, ky projekt nuk mishëron thjesht një mbështetje financiare, por përbën një investim strategjik të Bashkimit Europian për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive.

“Përmes tij, institucionet të rrisin kapacitetet njerëzore, që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i kohëve që vijnë, në rast se nuk fokusohemi me të gjithë forcën sot te adresimi i tij”, deklaroi kreu i qeverisë, duke shtuar se anëtarësimi në familjen europiane është aq sa bekim për Shqipërinë, edhe një sfidë e madhe.

Më herët, ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato, theksoi se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor.

“Më duket si deja vu se ishim në Durrës edhe javën e shkuar, ku u çel Muzeu Arkeologjik. Javën e shkuar u thashë se ai ishte një ndër programet e preferuara, ndërsa sot u them se edhe ky projekt për bashkitë më pëlqen, sepse i vendos qytetarët në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së.”

Më tej, shtoi se roli i bashkive është tejet i rëndësishëm në partneritetin Shqipëri-BE.

“Rrugëtimi europian duhet të përjetohet në çdo bashki. Qeveria vendore të jetë aktor aktiv!”, ishte sugjerimi i tij.

Shërbime dhe infrastrukturë më e mirë për qytetarët, nënvizoi ai, është thelbi i këtij programi.

“Pak fonde mund të sjellin vërtet përmirësime në jetën e qytetarëve. Duam që këtë punë që nis tani ta bazojmë në sukseset e mëparshme. Bashkitë e vogla do të vendosen të parat dhe asnjë bashki nuk do të mbetet pas. Do të sigurohemi që çdo bashki të ketë qasje në program, do krijohet edhe një qendër njohurish”, bëri me dije ambasadori.

Së fundmi, tha se BE dëshiron të nxisë bashkëpunimin ndërbashkiak, duke e vënë theksin te reforma administrativo-territoriale.

“Mësoni nga njëri-tjetri, mendoni me kujdes se si të adresohen nevojat vendore. Si të krijohen mundësi që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri apo edhe të rikthehen”, ishte apeli i Gonzato-s.

Fonde direkte dhe digjitalizim

Ndërkohë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, theksoi se skema e granteve do t’u mundësojë bashkive të adresojnë drejtpërdrejt nevojat reale të komuniteteve. Sipas tij, një tjetër komponent i rëndësishëm është forcimi i kapaciteteve teknike të bashkive, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e digjitalizimit dhe menaxhimit të të dhënave, duke krijuar sinergji me një projekt të madh të financuar nga Banka Botërore.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.