☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,717 ▼0.18%
DOW 53,577 ▲0.01%
NASDAQ 26,434 ▼0.4%
NAFTA 83.07 ▼0.55%
ARI 4,534 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,905 ▼ -3.13% ETH $2,442 ▼ -3.35% XRP $1.3990 ▼ -4.93% SOL $105.4000 ▼ -2.93%
S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,577 ▲0.01 % NASDAQ 26,434 ▼0.4 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,534 ▼2.79 % S&P 500 7,717 ▼0.18 % DOW 53,577 ▲0.01 % NASDAQ 26,434 ▼0.4 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,534 ▼2.79 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

Projekt-rezoluta për hapjen e negociatave/ Zëri i Amerikës: Debate mes palëve, shqyrtohen 15 rekomandimet e BE-së

Përfaqësues të opozitës theksuan se 15 rekomandimet e BE-së nuk janë plotësuar mjaftueshëm, ndërsa korrupsioni dhe krimi po pengojnë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian debatoi sot mbi 15 rekomandimet e Bashkimit Europian të 25 marsit dhe sa janë përmbushur ato në kuadër të kriterit politik dhe kapitullit 23, që përfshin sistemin gjyqësor dhe të drejtat e njeriut.

BE-ja ka thënë se plotësimi i tyre është i rëndësishëm për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat mbi anëtarësimin e plotë. Kryetarja e Këshillit të Integrimit, deputetja e opozitës Rudina Hajdari tha se të gjitha raportet e fundit ndërkombëtare konstatojnë një përkeqësim të korrupsionit në Shqipëri, edhe si perceptim publik me matje nga Transparency International edhe me studime të institucioneve të tjera.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve për vitin 2020 sërish e citon Shqipërinë si një nga vendet e vështira për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurime publike, nivelin e ulët të zbatimit të kontratave, dhe korrupsionin e përhapur në nivelet e larta drejtuese të institucioneve shtetërore. Money Vali e ka futur sërish Shqipërinë në listën gri të vendeve që bëjnë pastrim parash. Shqipëria nuk ishte në këtë listë qysh prej vitit 2015” – tha zonja Hajdari.

Ajo tha se sa i përket reformës në drejtësi institucionet nuk do të zvarritin procedurat për sa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve të gjykatës së lartë, e cila do të plotësonte edhe vendet në Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria është i vetmi vend në rajon pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një Gjykatë të Lartë, e cila pothuaj nuk ekziston, ku presin të gjykohen afro 35 mijë çështje gjyqësore.

Sipas një raporti të Këshillit të Lartë Gjyqësor, 75% e gjykatave kanë funksionuar me kapacitete të reduktura të gjyqtarëve dhe nga 408 gjyqtarë aktualisht e ushtrojnë funksionin 294 gjyqtarë, 114 vende vakante, të cilat duhen plotësuar sa më parë me studentët e shkollës s Magjistraturës, që presin emërimin, pasi po kalojnë procedurat e vetingut.

“Ministria e drejtësisë po bashkëpunon ngushtë me institucionet e reja të pavarura të sistemit të drejtësisë me qëllim përparimin e agjendës europiane të Shqipërisë. Përmbushja e kritereve themelore politike është një detyrë kryesore në procesin e integrimit europian, ndaj Shqipëria është e vendosur të bëjë përpjekje shtesë në reformën e saj në drejtësi, në politikat anti-korrupsion, në luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimit të pastrimit të parave dhe të drejtave të njeriut” – tha ministrja e drejtësisë Etilda Gonaj.

Po sot komisioni parlamentar për integrimin europian miratoi sot një projekt – rezolutë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. U miratua po ashtu edhe plani i masave mbi përmbushjen e 15 rekomandimeve të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian më 25 mars. Disa nga 15 pikat janë detyra të lëna nga BE-ja prej vitesh, si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dërgimi para drejtësisë i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar, po ashtu vazhdimi i reformës në sistemin e drejtësisë, trajtimi i çështjes së azil-kërkuesve, ndërsa disa kërkesa të tjera janë më të reja në kohë, ndaj kërkohet përparim në të gjitha çështjet./VOA/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.