🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,655 ▲0.99%
DOW 52,379 ▲1.18%
NASDAQ 25,761 ▲1.27%
NAFTA 97.21 ▼6.64%
ARI 3,967 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,844 ▼ -0.28% ETH $2,288 ▲ +0.79% XRP $1.2516 ▲ +0% SOL $94.1700 ▼ -0.84%
S&P 500 7,655 ▲0.99 % DOW 52,379 ▲1.18 % NASDAQ 25,761 ▲1.27 % NAFTA 97.21 ▼6.64 % ARI 3,967 ▲1.75 % S&P 500 7,655 ▲0.99 % DOW 52,379 ▲1.18 % NASDAQ 25,761 ▲1.27 % NAFTA 97.21 ▼6.64 % ARI 3,967 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Ekonomia

Projektbuxheti dhe paketa fiskale, Ibrahimaj: Lehtësojmë TVSH-në e ushqimeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e ftuar në “Now” me Thimi Samarxhiun, shpjegoi projektbuxhetin dhe paketën fiskale, duke u ndalur te ndryshimet në TVSH-në e produkteve ushqimore.

Ibrahimaj tha se synimi i qeverisë është të lehtësojë shpenzimet e konsumatorëve dhe familjeve përmes uljes së TVSH-së për ushqimet.

“Ne synojmë që të lehtësojmë shpenzimet e konsumatorëve, të familjeve, duke lehtësuar TVSH-në e ushqimeve. Nga ana tjetër, bëmë një rritje të ulët, e cila në totalin e shpenzimeve të një familjeje shqiptare ka një ndikim shumë më të vogël sesa ulja e madhe që bëmë te ushqimet.Në vlerë nominale, reduktimi i TVSH-së për çmimet e shportës është 12,8 miliardë lekë. Ndonëse numri i produkteve që prek rritja e TVSH-së me 1 pikë përqindjeje është shumë më i madh, vlera e mbledhur për këto produkte në të ardhurat e buxhetit të shtetit është më e ulët sesa vlera që nuk do të mblidhet nga TVSH-ja e ushqimeve. Ajo që është më e rëndësishme është se ne kemi menduar për këtë mekanizëm rishpërndarjeje. Kostoja totale që do të vijë e ulur nga reduktimi i TVSH-së së ushqimeve për familjet shqiptare, duke marrë parasysh se produktet e shportës, ushqimet dhe pijet, zënë rreth 39% të produkteve të shportës, ky reduktim prej 11,7 pikë përqindjeje i TVSH-së do të sjellë një përfitim më të madh për familjet shqiptare sesa rritja me 1 pikë përqindjeje, nga 20% në 21%. Për familjet me të ardhura më të ulëta, ku pesha e ushqimeve është më e madhe sesa për një familje me të ardhura mesatare, ky ndikim do të jetë më i madh”, tha Ibrahimaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.