☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,606 ▼0.39%
DOW 52,126 ▼0.49%
NASDAQ 26,145 ▼0.41%
NAFTA 100.34 ▲4.47%
ARI 4,408 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,234 ▼ -1.78% ETH $2,440 ▼ -2.09% XRP $1.3562 ▼ -4.48% SOL $99.8000 ▼ -3.23%
S&P 500 7,606 ▼0.39 % DOW 52,126 ▼0.49 % NASDAQ 26,145 ▼0.41 % NAFTA 100.34 ▲4.47 % ARI 4,408 ▼1.18 % S&P 500 7,606 ▼0.39 % DOW 52,126 ▼0.49 % NASDAQ 26,145 ▼0.41 % NAFTA 100.34 ▲4.47 % ARI 4,408 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
roze

Projekti i Angelina Jolie merr një tjetër drejtim, ja çfarë po përgatit aktorja

Angelina Jolie po mendon përtej kufijve të SHBA-së kur bëhet fjalë për projektin e saj të veçantë, Atelier Jolie.

Aktorja 51-vjeçare dhe fituese e “Oscar”-it e krijoi “Atelier Jolie” me bazë në New York në vitin 2023, me synimin për të krijuar një hapësirë ku artistë dhe krijues të ndryshëm mund të bashkëpunojnë me rrobaqepës, modelistë dhe artizanë nga e gjithë bota.

“Kur hapa dyert, nuk e dija saktësisht se çfarë ishte. Mendimi im ishte të krijoja një hapësirë dhe t’ua ofroja zona të ndryshme njerëzve me ide dhe krijuesve”, tregoi ajo për “L’Officiel USA”.

Sipas saj, ideja për t’ua ofruar hapësirën krijuesve nga vende të ndryshme, në mënyrë të alternuar, ishte shumë më interesante sesa krijimi i një dyqani tradicional.

Tashmë, tre vite pas hapjes së Atelier Jolie, aktorja duket se është gati ta çojë projektin në një tjetër nivel.

Brazili mund të jetë vendi i parë jashtë SHBA-së ku do të hapet një hapësirë e Atelier Jolie.

Ajo shtoi se dëshiron të vizitojë vende të ndryshme në botë për të takuar artistët dhe krijuesit vendas, ndërsa zbuloi se disa hapësira të reja mund të hapen shumë shpejt.

“Po flasim me ekipe në Vjenë dhe Kamboxhia. Nuk ka një vend në botë ku nuk do ta konsideroja të punoja”, u shpreh ajo.

Por projekti i Jolie-t nuk synon të funksionojë si një markë tradicionale mode. Sipas saj, çdo hapësirë duhet të menaxhohet lokalisht dhe të jetë në shërbim të komunitetit.

“Është një organizatë jofitimprurëse”, shpjegoi aktorja, duke shtuar se eksperienca e saj si diplomate e kishte bërë të kuptonte se shpesh përqendrimi te bamirësia dhe ndihma nuk mjafton.

Jolie dëshiron të krijojë një model që ndihmon njerëzit të ndërtojnë karrierën e tyre, të zhvillojnë komunitetet dhe të bëhen më të pavarur.

Në fakt, vetë kureshtja e saj krijuese është një pjesë e rëndësishme e vizionit të Atelier Jolie.

“E gjej shumë më interesante të inkurajoj njerëzit të mësojnë një aftësi të re, të blejnë vepra arti, të takojnë krijues ndërkombëtarë ose të riciklojnë rrobat e tyre”, tha ajo.

Vizitorët mund të sjellin rrobat e tyre në Atelier për t’i transformuar, të ndjekin kurse qepjeje, të marrin pjesë në aktivitete artistike apo të mësojnë teknika të ndryshme krijuese.

Edhe Jolie vetë ka marrë pjesë në disa prej tyre.

“Kam mësuar vetë se si t’i qasesha më mirë artit dhe veshjeve. Kam bërë serigrafi dhe pak punime me lesh”, tregoi ajo, duke shtuar se nëse do të ketë më shumë kohë për të qenë aty, dëshiron të bëhet “një pjesëmarrëse e rregullt në kurse”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.