🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.16 ▼0.29%
ARI 4,453 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,496 ▲ +0.58% ETH $1,904 ▲ +1.08% XRP $1.0034 ▲ +0.19% SOL $75.6000 ▲ +0.03%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.16 ▼0.29 % ARI 4,453 ▲0.36 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.16 ▼0.29 % ARI 4,453 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kronika

Projekti në Zvërnec, Komisioni Evropian: Punimet janë pezulluar, do të kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier është pyetur këtë të martë lidhur me projektin i cili ka shkaktuar protesta në Shqipëri lidhur me Zvërnecin. Mercier u pyet lidhur me masat mbrojtëse që Komisioni pret që vendet kandidate të zbatojnë përpara se të miratojnë projekte të tilla të mëdha të investimeve strategjike.

Ai u shpreh se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim ndikimi në mjedis i këtyre projekteve. Zëdhënësi theksoi se Komisioni po ndjek nga afër zhvillimet dhe se i kanë shprehur shqetësimet Ministrit të Mjedisit për mangësitë e mundshme të këtij projekti.

Ndër të tjera ai tha se projekti është gjithashtu subjekt i hetimeve të vazhdueshme nga SPAK.

“Pra, siç thashë, ne i kemi shprehur shqetësimet tona Ministrit të Mjedisit, i cili u angazhua se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim ndikimi në këto projekte. Kështu që pritshmëritë tona këtu janë që ky vlerësim të bëhet në mënyrë transparente.

​Mbi këtë çështje, ajo që mund të them është se Komisioni po ndjek nga afër zhvillimet në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro-Nartë. Ne tashmë i kemi shprehur shqetësimet tona Ministrit të Mjedisit për mangësitë e mundshme të këtij projekti. Pra, Ministri u angazhua se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim gjithëpërfshirës i ndikimit në mjedis për projektin, në konsultim me shoqërinë civile.

​Gjithashtu, ne e dimë se projekti është gjithashtu subjekt i hetimeve të vazhdueshme nga SPAK që shtrihen përtej shqetësimeve mjedisore. Pra, ju po pyesnit nëse i kemi shprehur tashmë shqetësimet tona. Siç thashë, ne kemi biseduar tashmë me Ministrin, por më lejoni të theksoj se në fakt shqetësimet nuk janë të reja. Ishte përmendur tashmë në raportin tonë të zgjerimit se zgjatja e përsëritur e ligjit për investimet strategjike vazhdonte të ngrinte shqetësime për ndikimet e mundshme mjedisore, dhe specifikisht në zonat e mbrojtura.

​Pra, kur bëhet fjalë për procesin e anëtarësimit, më lejoni gjithashtu të kujtoj se si pjesë e pikës referuese përmbyllëse për Kapitullin 27 mbi Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, nga Shqipëria pritet të rreshtohet plotësisht me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, duke përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Habitatet, si dhe duhet të ndërpresë legjislacionin e vitit 2015 për investimet strategjike.

​Përveç kësaj, për të mbyllur gjithashtu Kapitullin 27 për mjedisin, siç sapo përmenda, Shqipëria duhet të demonstrojë kapacitetin e saj për të menaxhuar zonat e ardhshme Natura 2000, duke përfshirë masat e ruajtjes, dhe për të mbrojtur habitatet dhe llojet (speciet). Së fundi, më lejoni të theksoj se Shqipëria duhet të abstenojë nga veprimet që mund të cenojnë përmbushjen e pikës referuese përmbyllëse, dhe ne presim që autoritetet shqiptare të veprojnë”, tha zëdhënësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.