☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,803 ▼0.21%
DOW 51,231 ▼0.56%
NASDAQ 27,499 ▼0.37%
NAFTA 88.31 ▼1.26%
ARI 4,143 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,172 ▼ -2.81% ETH $2,549 ▼ -5.42% XRP $1.4190 ▼ -5.55% SOL $116.3400 ▼ -3.44%
S&P 500 7,803 ▼0.21 % DOW 51,231 ▼0.56 % NASDAQ 27,499 ▼0.37 % NAFTA 88.31 ▼1.26 % ARI 4,143 ▼1.05 % S&P 500 7,803 ▼0.21 % DOW 51,231 ▼0.56 % NASDAQ 27,499 ▼0.37 % NAFTA 88.31 ▼1.26 % ARI 4,143 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Arte

Projekti për Kalanë e Elbasanit, Gonxhja: Parashikon ndërhyrje për përmirësimin e hapësirave publike dhe rijetëzimin…

Një projekt për Kalanë e Elbasanit , i cili siç bëhet me dije synon rikualifikimin, rijetëzimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të saj. Projekti për Kalanë e Elbasanit u prezantua këto ditë, ku ministri Blendi Gonxhja shprehet se një vizion i ri për Kalanë e Elbasanit po merr formë. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thotë se projekti i rivitalizimit të Kalasë së Elbasanit synon të rikthejë identitetin historik dhe vlerat arkeologjike të saj, duke e transformuar në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik.

Ai gjithashtu thekson se ndërhyrjet e integruara synojnë përmirësimin e hapësirave publike dhe zhvillimin e potencialit ekonomik dhe kulturor të qytetit përmes kalasë. “Ky ishte prezantimi i parë zyrtar i projekt-idesë që synon transformimin e Kalasë në një destinacion të rëndësishëm kulturor dhe turistik, duke i rikthyer identitetin historik, vlerat arkeologjike dhe rolin e saj në jetën e qytetit. Projekti parashikon ndërhyrje të integruara për përmirësimin e hapësirave publike, zhvillimin e potencialit turistik dhe rijetëzimin e zonës historike, me synimin për ta kthyer kalanë në një motor të ri zhvillimi ekonomik dhe kulturor për Elbasanin”, shprehet Gonxhja në rrjete sociale. Arkitekti Emre Arolat së bashku me MVM Architecture prezantuan projektin e rivitalizimit të Kalasë së Elbasanit në praninë e kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe bashkëdrejtuesve të AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli. Gonxhja shprehet se pas këtij prezantimi, pritet rakordimi institucional dhe ndjekja e gjithë procedurave deri në miratimin final të projektit.

“AADF financon hartimin e projektit ,duke sjellë ekspertizë nga artitektë të mirënjohur nga bota dhe Shqipëria”, thotë Gonxhja. IKTK, Bashkia Elbasan dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sëbashku me AADF dhe FSHZH do të ndjekin zbatimin e plotë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.