☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.37%
DOW 52,257 ▼0.42%
NASDAQ 26,215 ▼1.26%
NAFTA 100.43 ▼2.29%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,736 ▲ +1.48% ETH $2,367 ▲ +1.44% XRP $1.3085 ▼ -0.25% SOL $102.5500 ▲ +1.53%
S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Projektiigji “Vetingu”: Bylykbashi, ligj antikushtetues-Majko, u kalua me shumicë votash

Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, diskutoi gjatë ditës së sotme pr/ligjin “Për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe miratoi në tërësi të gjithë projekt – ligjin me shumicë votash, ndërsa opozita,  ndonese e pranishme nuk mori pjesë në votim.

Relatori në Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, Pandeli Majko në një prononcim për mediat, pasditen e së martës, u shpreh se: “Në aneksin kushtetues të sapo miratuar, shteti shqiptar në procesin e vetingut që do t’i bëjë të gjithë sistemit gjyqësor dhe prokurorëve ka pranuar në mënyrë kushtetuese praninë e një pale ndërkombëtare. Kështu ne i kërkuam mirëkuptim kolegeve të opozitës në procesin e komenteve  që ata kishin bërë për ligjin e vetingut apo të verifikimit. Sot janë miratuar të gjitha komentet e pranuara nga misioni EURALIOS dhe OPDAT dhe dëshiroj të falenderoj opozitën për punën që ofruan për ta bërë ligjin më të mirë”.

“Sot opozita insistoi në qëndrimin e saj dhe në asnjë nen gjatë diskutimit të neneve të vetingut opozita nuk bëri ndonjë akuzë, se ky nen apo ai nen shkelte dispozitën kushtetuese, kundërshtite e opozitës ishin detaje teknike por në fund opozita nuk mori pjesë në votim, duke qenë e pranishme. Kjo është histori politike e saj dhe unë i falenderoj kolegët opozitare. Dua te them se ligji për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u kalua me shumicë votash në komision”, theksoi Majko

Nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oert Bylykbashi në prononcim për mediat shfaqi kundërshtite e opozitës, ku tha se: “Opinionet e Partisë Demokratike nuk u reflektuan për asnjë moment në projekt-ligjin  e miratuar sot nga Komisioni i Posaçëm, nuk u miratuan  sygjerimet e ngritura nga ne dhe nuk u bë as një llojë përpjekje në nivelin e ekspertizës për të bërë reflektimin. Por ajo që është e rëndë dhe e rëndësishme eshtë fakti se Partia Demokratike edhe se propozoi një numër të madh amandamentesh për një pjesë të ligjit, këto amandamente u hodhën poshtë pa asnjë llojë argumenti nga mazhoranca e komisionit sot”.

“Amandametet e propozuara vetëm për një pjesë të ligjit kanë një qëllim të vetëm që ky projekt-ligjë kaq i rëndësishëm nuk ka as stansart ndërkombëtarë, ky projektligj duhet të kthehet në binarë. Pa ardhur në këto binarë ky projekt-ligj që kaloi mazhoranca në komisionin Ad hoc.  është antikushtetues dhe jemi të sigurtë se nuk do t’i qëndrojë dot testit kushtetues”, tha Bylykbashi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.