☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,375 ▲0.03%
NASDAQ 26,479 ▲1.18%
NAFTA 99.98 ▼1.75%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,644 ▲ +0.75% ETH $2,345 ▲ +1.23% XRP $1.3236 ▲ +2.23% SOL $100.9400 ▲ +0.37%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Prokurori special, Drejtësia cakton zyrën e Janevës

MaqoMinistria e Drejtësisë ka propozuar vendndodhjen e mundshme për vendosjen e prokurores dhe ekipit të saj, ashtu siç parashikonte ligji. Në bazë të propozimit të ministrisë së drejtësisë, Prokuroria Speciale mund të vendoset në godinën që shfrytëzonte deri tani, Agjencia për Rini dhe Sport, në rrugën “Aradhat Partizane” në Shkup. Objekti i propozuar ende nuk është konfirmuar nga prokurorja Janeva. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë ende në pritje të konfirmimit.

Ndërkaq, në një intervistë televizive Prokurorja Janeva ka garantuar hetimin korrekt dhe adekuat jo vetëm për përgjimin, por edhe raste të tjera që do të bien në kompetencë të saj.

“Secila fjalë që do të hyjë në atë prokurori speciale, do të analizohet në mënyrë adekuate ligjore. Pres një përkrahje të madhe ndërkombëtare, në zbulimin e gjendjes faktike. A do t’i pëlqejë ajo dikujt ose jo, do t’ia lëmë kohës, dhe do e shohim”, deklaroi Katica Janeva, Prokurore Speciale.

E pyetur mbi njohjen me kryeprokurorin aktual publik Marko Zvrlevski, Janeva pranoi se ka njohje vetëm profesionale, që nga viti 2009. Për të filluar zyrtarisht punën, Prokurorja Janeva duhet që në një afat prej 30 ditësh të dorëzojë planin financiar dhe personelin e saj, të cilët pritet të miratohen gjithashtu brenda afatit 35 ditë nga dita e emërimit të saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.