☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,711 ▼0.42%
DOW 52,267 ▼0.4%
NASDAQ 26,184 ▼1.38%
NAFTA 101.43 ▼1.31%
ARI 4,034 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,138 ▲ +0.67% ETH $2,352 ▲ +0.74% XRP $1.2978 ▼ -1.14% SOL $101.7400 ▲ +0.7%
S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 % S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj burrit i cili dyshohet se detyroi bashkëshorten e tij të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj

Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Xh.Sh , për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Siç thuhet në njoftim për media sipas aktakuzës, i pandehuri me inicialet Xh.Sh dyshohet se, më 22 dhe 23 shkurt 2026, në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, me përdorim të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.

Tutje bëhet e ditur se i pandehuri ngarkohet se, për një periudhë të caktuar kohore, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj në kuadër të marrëdhënies familjare.

“Në një pikë tjetër të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, ka mbajtur në pronësi dhe posedim të paautorizuar armë zjarri, municion dhe mjete të tjera, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë ndërmarrjes së veprimeve hetimore. Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin Xh.Sh ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.