Kronika

Prokuroria nis verifikimin për vrasjen e një shqiptari në Ekuador Ilir Hidri

Prokuroria për krime të rënda kërkon nga policia e shtetit informacion për shqiptarin e vrarë në Ekuador, Ilir Hidri. Sipas burimeve të brëndëshme është mësuar se prokuroria për krime të rënda për llogari të verifikimit të nisur, ka kërkuar informacion zyrtar nga policia e shtetit për të kaluarën e shtetasit shqiptar, që mendohet se është vrarë në Ekuador.

Sipas akuzës, është kërkuar që të verifikohet nëse është i saktë identiteti i personit të publikuar në mediat ekuadoriane dhe nëse po, të verifikohet e kaluara e tij në Shqipëri dhe lidhjet e mundshme me personat këtu. Kjo për shkak se media në Ekuador, ka publikuar të dhëna se shqiptari i vrarë dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. Por që pas arrestimit në Spanjë, dyshohet se ai ka pranuar të bashkëpuanojë me DEA-n amerikane, e cila në bashkëpunim me autoritetet spanjolle po heton një rrjet të fuqishëm të kokainës nga Ekuadori në Spanjë dhe më pas në Europë. Ky është edhe shkaku që dyshohet se është ekzekutuar, për shkak të bashkëpunimit të tij me DEA-n dhe autoritet e policisë spanjolle.

Por zyrtarisht, thonë burimet nga prokuroria nuk ka ndonjë të dhënë konkrete për të kaluarën e Ilir Hidrit në Shqipëri edhe pse rezulton që është banor i zonës së Vorës.
Nga ana tjetër, mësohet se Ministria e Jashtme me ndihmën e ambasadës shqiptare që mbulon zonën e Amerikës Latine, ka kërkuar informacion te autoritetet Ekuadoriane për rastin e vrasjes së të riut shqiptar.
Sipas mediave, thuhet se Ilir Hidri është vrarë nga me tre plumba nga dy persona që po e ndiqnin me motor. Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 1 qershor në rrugët zonës 8 të kryeqytetit të Ekuadorit në afërsi të tregut Gray Ruz.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button