Kronika

Prokuroria plotëson dosjen, gjyqtari Hoxha akuzohet për korrupsion

Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar akuzën dhe merr të pandehurin gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i akuzuar për “korrupsion pasiv. Ai dyshohet se ka marrë 600 mijë lekë të reja nga një person, palë në një proces gjyqësor civil që drejtohej prej tij.

Së bashku me gjyqtarin, Prokuroria për Krime të Rënda i ka komunikuar akuzën edhe Dritan Jazexhiut dhe Novruz Gajdes, të akuzuar për “korrupsion aktiv të gjyqtarëve”. Gjithashtu, është komunikuar akuza edhe për shtetasit Lejdon Hoxha, (i biri i gjyqtarit), i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; Altin Malaj, për veprën “moskallëzim krimi” dhe Gerald Hoxha, për veprën e “deklarimeve të rreme”.

Për këtë të fundit ka rezultuar se ka qenë në dijeni të veprimeve të mësipërme dhe ka deklaruar rrethana të rreme para oficerit të policisë gjyqësore.

Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar hetimet, në bazë të të cilave ka rezultuar se shtetasi Dritan Jazexhiu ishte në një proces gjyqësor civil, i cili zhvillohej në Gjykatën e Tiranës, nën drejtimin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha. Jazexhiu, nëpërmjet shtetasit Altin Malaj, është njohur me të pandehurin Novruz Gajdja. Ky i fundit ka marrë përsipër që të ndërhynte te gjyqtari Ibrahim Hoxha, me qëllim që ai të jepte vendim gjyqësor në favor të tij.

Prokuroria ka zbuluar se gjyqtari Hoxha ka kërkuar shumën 800 mijë lekë të reja, për të dhënë vendimin në favor të Dritan Jazexhiut. Sipas hetimit, është provuar se të pandehurit kishin rënë dakord që pjesa e parë e parave, prej 600 mijë lekë, të jepeshin një ditë para vendimit. Pjesa e mbetur e parave, 200 mijë lekë, do të jepeshin pas dhënies së vendimit.

Më 2 maj, i pandehuri Novruz Gajdja, bie dakord me gjyqtarin që të realizohej “shkëmbimi” i shumës 600 mijë lekë pasditen e asaj dite. Të pandehurit kanë qenë nën vëzhgim nga Policia Gjyqësore, me urdhër të Prokurorisë.

Pasditen e datës 02.05.2016, i pandehuri Novruz Gajdja, pasi kishte marrë shumën prej 600 mijë lekë nga Dritan Jazexhiu, takohet me djalin e gjyqtarit, Lejdon Hoxha, të cilit i dorëzon shumën e parave.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilët kanë realizuar arrestimin në flagrancë të shtetasve Lejdon Hoxha dhe Novruz Gajdja dhe është realizuar edhe arrestimi i gjyqtarit, Ibrahim Hoxha dhe shtetasit Dritan Jazexhiu.

Related Articles

Nje koment

  1. Jo vetem gjyqtari, Ibraim, Hoxha, qe ka qene ne Berat dhe ka bere namin ne koorupsjon, deri sa u pasurua dhe po me para te madhe erdhi ne Tirane, duke i kooruptuar eproret qe e sollen, smjaftoi degjenerimi i tije si gjukates, pore futi dhe djalin ne rrugen e krimit dhe koorupsjonit. SI Ibraimi, ne Berat, jane mbytur ne koorupsjon edhe koleget e tije, plepista, shikoni pasurine e tyre ne Durres e gjtke. Vetem nga dhenja me deshmimtare, pa asnje nivel, si Lili sylari etj, mbi 50 ha. toke Ali shenepres midis spitalit dhe Uznoves, Deshmon per nje afere kooruptive me permasa te medha qe duhet hetuar. Sipas Aliut, i gjushi i tije kapter ne kohen e turkut, apo te zogut na paska patur gjithe ate fushe, nderkohe kure ka ardhur nga shenepremtja e Gramshit skishte breke ne b……e SHpresojme ne rreforminin e drejtesise per te vene ne vend padrejtesite qe jane bere prones publike dhe private nga disa matrapaze, duke ndjekur rrugeen e koorupsjonit me gjukatesit e degjeneruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button