Sporti

Mourinho ndez derbin, çfarë sulmi ndaj Igli Tares!

José Mourinho ndez derbin. Trajneri i verdhekuqve në fund të ndeshjes së fituar ndaj Ludogorets, që lejoi kalimin e turit në Ligën e Evropës, komentoi eliminimin e Lazios të zbritur në Ligën e Konferencës. Kompeticioni që u kundërshtua nga Tare në lidhje me fitoren e Romës majin e kaluar: “Unë mendoj se Lazio bëhet favorit për të fituar Ligën e Konferencës. E them këtë me ndershmëri”.

“Ëest Ham si vitin e kaluar Leicester, Fiorentina, Lazio dhe kush më shumë? Villarreal që është ndryshe nga viti i kaluar? Nuk e pashë mirë se kush u rrëzua, por për mua ajo bëhet e preferuara. Ata kanë trajnerin, lojtarët, ekipin për ta bërë këtë. Ndoshta problemi është se e kanë Taren që nuk do sepse nuk i pëlqen ky kompeticion”.

Drejtori sportiv i Lazios në fakt kishte deklaruar për Ligën e Konferencës: “Në futboll shpiken gara të kota si Liga e Konferencës, që unë e quaj gara e humbësve, apo Liga e Europës, që nuk kanë vlerë për të ardhurat që prodhojnë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button