Prokuroria zbulon si u largua pajisja e përgjimit nga Policia
Prokuroria e akuzon kreun e Policisë edhe për lëvizjen e pajisjes përgjuese nga Policia e Shtetit ditën kur O.P.Gj të Prokurorisë Tiranë kanë shkuar për ta sekuestruar atë.
Në këtë ditë, hetuesit e Prokurorisë kanë dokumentuar gjithçka edhe me foto në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Aty, në datën 13.05.2016, midis orës 11:45 dhe 12:00 ka ndodhur edhe largimi i makinës ku ndodhej pajisja, pikërisht në kohën kur Prokuroria po kërkonte sekuestrimin e saj.
“Në këto ambiente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe O.P.Gj-të kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12:10 nga këqyrja e librit të hyrjedaljeve në ambientet e F.P.O., automjeti që mbarte pajisjen ka dalë nga këto ambiente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra, rreth 10 minuta pasi O.P.Gjtë ishin paraqitur në D.P.Policisë me vendimin për sekuestrimin e kësaj pajisjeje, shkruan Panorama.
Është e qartë se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambienteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapësira kohore prej gjysmë ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit”, thekson Prokuroria.
Injoranca,kafsheria,hajduteria,plehrat e PD po tregojne cfare plehra jane.Aparaturat i perdor Europa dhe gjithe bota per te siguruar jeten e njerzeve.Fashizmi i Sali berishes tani eshte ne duart e Adriatik Llalles.Turpi shqipetar.SHBA,BE NATO duhet ta cliroje shqiperine nga fashizmi i berishes.Izet haxhia po shkruan cdo jave.