🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,547 ▼ -1.32% ETH $2,361 ▼ -1.45% XRP $1.2762 ▼ -3.42% SOL $101.3400 ▼ -2.73%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Pronat në proces legalizimi, Braçe: Shqetësues zgjatja e procesit të legalizimit. Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeminis

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për zgjatjen e procesit të regjistrimit të pronave që prej vitesh ndodhen në proces legalizimi.

Braçe e vazhdoi fjalën e tij duke kërkuar verifikime mbi arsyet pse shumë banesa nuk po regjistrohen në emër të përfituesve, pavarësisht afateve dhe të drejtave të parashikuara në Kodin Civil.

“Ka një nen të posaçëm. Kam thirrur edhe zv.kryeministren këtë javë për interpelancë në Parlament. Në Kodin Civil është e drejta e parashkrimit për një ndërtim të bërë në një pronë të caktuar, që duhet të ishte legalizuar në harkun e 20 viteve.

Ka një afat në Kodin Civil që kjo pronë tashmë duhet të regjistrohet në emrin tim. Dua që të verifikoni pse këto prona nuk regjistrohen më në emër të përfituesit.

Bëhet fjalë për banesa të cilat kanë qenë në proces legalizimi për 20 vite me radhë dhe e kanë fituar të drejtën përmes Kodit Civil. Ata nuk presin më fare nëse do t’u shqyrtohet dosja në Kadastër apo jo”, u shpreh Braçe.

Me anë të një postimi në facebook, Braçe shprehet se kush refuzon respektimin e Kodit Civil, të largohet nga detyra.

“E gjithë Selita është kështu. Si Selita, edhe territore të tëra të tjera në Tiranë. Banesat janë të njerëzve, pronë e tyre. Kush refuzon edhe Kodin Civil, të lëshojë detyrën që nuk e bën, vulën që e keqpërdor dhe firmën që e vë në radhë”, shkruan më tej Braçe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.