Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në spitalin e Traumës, ku do të vizitojë të plagosurit. Kujtojmë se mes policëve të plagosur, të cilët ishin në krye të detyrës, një efektive humbi 4 gishta nga shpërthimi i një kopsolleje, ndërkohë një tjetër humbi dëgjimin. Në hyrje të spitalit Rama është pritur edhe nga familjarët e protestuesve të lënduar.