☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,756 ▲0.57%
DOW 52,764 ▲0.51%
NASDAQ 26,707 ▲1.07%
NAFTA 97.51 ▼0.32%
ARI 4,138 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,577 ▲ +2.45% ETH $2,498 ▲ +2.56% XRP $1.3879 ▲ +4.71% SOL $108.3500 ▲ +2.32%
S&P 500 7,756 ▲0.57 % DOW 52,764 ▲0.51 % NASDAQ 26,707 ▲1.07 % NAFTA 97.51 ▼0.32 % ARI 4,138 ▼0.1 % S&P 500 7,756 ▲0.57 % DOW 52,764 ▲0.51 % NASDAQ 26,707 ▲1.07 % NAFTA 97.51 ▼0.32 % ARI 4,138 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Kosova

Protesta lë 12 të lënduar, shumica nga gazi lotsjellës

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se 12 persona janë lënduar gjatë protestës. Në mesin e tyre është një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.

Syla ka deklaruar se shumica e të lënduarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të pasojave nga gazi lotsjellës, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.

“Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar në veprimet e gazit lotsjellës. Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit”, ka thënë Syla.

Sipas tij, të gjithë të lënduarit janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe, pas marrjes së trajtimit mjekësor, janë liruar për në shtëpi.

Syla ka theksuar se nuk ka pasur raste me lëndime të rënda. Sipas tij, kryesisht bëhet fjalë për lëndime të lehta, me problemet e shkaktuara nga gazi lotsjellës që kanë dominuar në mesin e rasteve të trajtuara.

“Po, nuk pati lëndime të rënda. Kryesisht janë lëndime të lehta. Lëndimet për shkak të gazit lotsjellës këtu kanë qenë dominuese. Janë trajtuar tek ne edhe në Klinikën e Oftalmologjisë dhe pastaj janë lëshuar në shtëpi”, ka deklaruar ai.

Të lënduarit, sipas Sylës, kanë qenë të moshave të ndryshme, nga adoleshentë deri te persona rreth moshës 40-vjeçare.

Ndërkohë, drejtori i Emergjencës ka sqaruar se ekipet e Qendrës Emergjente nuk kanë ofruar trajtim mjekësor në terren gjatë protestës. Për ndërhyrjet në terren, sipas tij, është përgjegjëse Ndihma e Shpejtë, përkatësisht Emergjenca e Qytetit.

“Ne nuk jemi duke ofruar shërbim në terren, sepse atje trajtim ofron Ndihma e Shpejtë, Emergjenca e Qytetit. Ne ofrojmë shërbim vetëm në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka shtuar Syla./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.