☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,666 ▼0.55%
DOW 52,909 ▼1.04%
NASDAQ 26,098 ▼0.88%
NAFTA 86.66 ▲2.69%
ARI 4,575 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,880 ▲ +6.85% ETH $2,345 ▲ +12.14% XRP $1.3232 ▲ +24.57% SOL $87.7400 ▲ +7.39%
S&P 500 7,666 ▼0.55 % DOW 52,909 ▼1.04 % NASDAQ 26,098 ▼0.88 % NAFTA 86.66 ▲2.69 % ARI 4,575 ▲0.65 % S&P 500 7,666 ▼0.55 % DOW 52,909 ▼1.04 % NASDAQ 26,098 ▼0.88 % NAFTA 86.66 ▲2.69 % ARI 4,575 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

“Protesta nuk jep ultimatum”. Deputetja e PS: Ftojmë pjesën e shëndetshme që të ulemi

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka bërë thirrje për dialog me protestuesit, duke theksuar se shqetësimet duhet të adresohen përmes komunikimit dhe jo përmes ultimatumesh.

E ftuar në “Ditarin e Pasdites” me gazetarin Pandi Gjata, Ekonomi u shpreh se procesi i reformave do të vijojë, ndërsa apeloi që “pjesa e shëndetshme” e protestuesve të ulet në tryezë për të diskutuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

“Unë, për ata që protestojnë në shesh, do të thosha që pjesa e shëndetshme duhet të bëhet gati të ulet dhe të krijojë një hapësirë komunikimi për të treguar shqetësimet e veta, për të parë se si mund ta bëjmë më mirë punën që është duke ndodhur. Kjo punë nuk do të kthehet mbrapa“, deklaroi ajo.

Sipas Ekonomit, zbatimi i reformave të parashikuara do të vazhdojë dhe deri tani një pjesë e konsiderueshme e objektivave është realizuar.

“Janë 101 piketa. Deri tani po realizohen rreth 35 dhe do të përfundojnë edhe të tjerat. Ka ende kohë që të reflektojmë për gjërat që mund të bëhen më mirë.

Unë do t’u bëja thirrje të vijnë të ulemi dhe të diskutojmë bashkërisht se çfarë duhet përmirësuar”, u shpreh deputetja socialiste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.