Protesta para Kuvendit përkeqësohet: mjete piroteknike drejt objektit, shtohet prania policore
Protesta që po zhvillohet para objektit të Kuvendit të Kosovës është përkeqësuar: gjatë protestës, para Kuvendit janë hedhur edhe mjete piroteknike, siç njofton Klan Kosova.
Ndërsa brenda Kuvendit po mbahet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, jashtë objektit po vazhdon protesta, me protestues që janë mbledhur para Kuvendit që nga orët e hershme të mëngjesit, duke kërkuar miratimin e Projektligjit për Specialen.
Gjatë protestës po dëgjohen thirrje në mbështetje të UÇK-së, ndërsa protestuesit po mbajnë flamuj kuqezi dhe pankarta me mesazhe të ndryshme, raporton Klan Kosova.
Në hapësirën para Kuvendit është shtuar prania e njësive policore, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para objektit. Deputetët po diskutojnë ndërkohë për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.