☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.90 ▲0.37%
ARI 4,149 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,856 ▼ -1.2% ETH $2,399 ▼ -1.33% XRP $1.3045 ▼ -0.76% SOL $104.8500 ▼ -0.91%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.90 ▲0.37 % ARI 4,149 ▼0.28 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.90 ▲0.37 % ARI 4,149 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Protesta për gjuhën shqipe në RMV, Nesturi: Studentët e kanë fituar betejën e tyre, tani kriza i ngelet klasës politike

Shkupi u vesh kuq e zi në protestën e studentëve shqiptarë që kërkojnë mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Mijëra studentë e qytetarë dolën në rrugë me flamujt kombëtarë dhe pankarta që kërkojnë të drejtën e përdorimit të shqipes në shkolla e universitete, siç e përcakton edhe Kushtetuta. Studentët kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, që ka kundërshtuar kërkesën e tyre për të dhënë provimet në shqip.

Analisti Plator Nesturi, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se protesta studentore ka marrë përkrahje popullore si te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Ai theksoi se pas protestës, kriza tashmë i mbetet klasës politike, e cila duhet të përballet me pasojat dhe të japë zgjidhje për problemet.

Ai foli dhe për rolin e Shqipërisë, dhe qasjen që ajo mban karshi protestës së studentëve, ku mes tjerash shtoi se:

“Ne nuk kemi informacion se çfarë ka bërë Ministria e Jashtme. Unë nuk mendoj se nuk do ketë pasur asnjë lëvizje, sepse do ishte dehe më skandal. Realisht për hir të çështjes së stabilitetit rajonal. Tirana zyrtare ka qenë e kujdesshme, sidomos me RMV. Ky është një fakt që nuk ka të bëjë vetëm me ketë rast.

Studentët realisht me këtë lëvizje të tyre, duke treguar sensin e protestës dhe kanë gjetur rrezatim dhe përkrahje popullore jo vetëm bren shqiptarëve të RMV, por edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, është një element i rëndësishëm. Për mua, ata e kanë fituar betejën dhe kanë për t’ia arritur qëllimit të tyre. Pas kësaj lëvizje, kriza i ngelet klasës politike. Çështja nuk është se mbaron me kaq”, u shpreh Nesturi. /abcnews

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.