☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,421 ▼1.04%
DOW 51,663 ▼1.06%
NASDAQ 25,213 ▼1.86%
NAFTA 91.55 ▲5.44%
ARI 4,049 ▼2.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,940 ▼ -1.59% ETH $1,901 ▼ -2.3% XRP $1.1130 ▼ -2.91% SOL $76.7500 ▼ -1.67%
S&P 500 7,421 ▼1.04 % DOW 51,663 ▼1.06 % NASDAQ 25,213 ▼1.86 % NAFTA 91.55 ▲5.44 % ARI 4,049 ▼2.49 % S&P 500 7,421 ▼1.04 % DOW 51,663 ▼1.06 % NASDAQ 25,213 ▼1.86 % NAFTA 91.55 ▲5.44 % ARI 4,049 ▼2.49 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Politika

Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec, për të cilën tha se është një komplot kundër vendit.

Sipas tij, në vend që të përqendrohemi në plotësimin e kushteve për mbylljen e procesit të anëtarësimit në BE, Shqipëria po i drejtohet frikshëm, me vullnetin e saj, destabilizimit politik.

Reagimi i Spahos:

Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar dhe nuk ka komponentë politikë dhe mbështetje nga jashtë.

Organizimi dhe financimi i protestës tregon që forca të tjera janë pas saj. E majta ekstreme, fondamentalistë ambientalistë, anarkistë, antitrampistë, marksistë-leninistë, LGBTQ dhe armiqtë tradicionalë të Shqipërisë janë bërë së bashku dhe kanë ndërmarrë këtë kryqëzatë.

Tani po kalojnë në fazën e protestave nëpër Europë.

Në vend që të përqendrohemi në plotësimin e kushteve për mbylljen e procesit të anëtarësimit në BE, Shqipëria po i drejtohet frikshëm, me vullnetin e saj, destabilizimit politik.

Organizatorët e destabilitetit po fshihen pas mbrojtjes së ambientit, por kërkesat e tyre janë tërësisht politike dhe përfshijnë largimin e qeverisë.

Plotësisht dakord për protestë politike; qeveria Rama duhej të kishte ikur prej vitesh.

Po cilët jeni ju që doni të vini në pushtet, kë përfaqësoni, çfarë programi keni, cili është lideri juaj?

Unë nuk mund të pranoj të përfaqësohem nga vagabondë që bërtasin në kor “tqr”. Ata janë llumi i shoqërisë.

Ju që fshiheni pas tyre, a keni emra? Pse nuk dilni në publik?

Kam jetuar 32 vjet nën thundrën marksiste-leniniste dhe do ta kundërshtoj që një marksist-leninist si Arlind Qori të marrë drejtimin e vendit duke manipuluar turmat.

Kjo lëvizje është komplot kundër vendit dhe shpejt do t’ia ndjejmë tymin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.