Protesta te Parlamenti, deputetët hyjnë më herët; Rama nuk pritet të jetë në seancë
Sot, në orën 10:00, është zhvilluar protesta e radhës nga qytetarët kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, aty ku pritet të mbahet njëkohësisht edhe seanca e radhës plenare.
Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu raportoi se, duke marrë parasysh njoftimin e bërë një ditë më parë, grupet parlamentare janë udhëzuar që deputetët të mbërrijnë më herët në Parlament, për të shmangur incidente të mundshme.
Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur që në orët e para Parlamentit. I pari që ka mbërritur ka qenë Niko Peleshi, automjeti i të cilit është goditur me vezë dhe miell nga protestuesit.
Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm në seancën plenare, pasi në orën 11:00 ka të planifikuar një aktivitet që lidhet me startup-et.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.