Plani i masave nga Rama, KE: Jemi në dijeni, por nuk jemi të përfshirë në hartimin e paketës!
Komisioni Europian reagon për paketën ligjore të njoftuar nga kryeministri Edi Rama, pas protestave dhe episodeve të dhunës në Shqipëri.
Në një përgjigje për gazetraren e A2 CNN, Komisioni Europian thekson se as Komisioni dhe as Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e kësaj pakete.
“Jemi në dijeni të njoftimit të kryeministrit Rama për një paketë ligjore që synon t’i përgjigjet dhunës gjatë protestave. As Komisioni dhe as Delegacioni i BE-së në Shqipëri nuk janë përfshirë në përgatitjen e propozimit, i cili nuk është bërë publik”, thuhet në përgjigjen e KE-së.
Ndërkohë, Komisioni Europian thekson se do të vijojë të monitorojë nga afër angazhimin e Shqipërisë për respektimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit, në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Paketa e prezantuar nga Rama më 25 tetor përfshin ndryshime të propozuara në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal, si dhe masa që lidhen me përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara gjatë protestave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.