🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.22%
DOW 52,519 ▲0.04%
NASDAQ 26,587 ▲0.61%
NAFTA 97.95 ▲0.13%
ARI 4,148 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,234 ▲ +1.33% ETH $2,482 ▲ +0.75% XRP $1.3729 ▲ +2.75% SOL $107.3400 ▲ +0.17%
S&P 500 7,729 ▲0.22 % DOW 52,519 ▲0.04 % NASDAQ 26,587 ▲0.61 % NAFTA 97.95 ▲0.13 % ARI 4,148 ▲0.13 % S&P 500 7,729 ▲0.22 % DOW 52,519 ▲0.04 % NASDAQ 26,587 ▲0.61 % NAFTA 97.95 ▲0.13 % ARI 4,148 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë ve

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk thotë se protestat masive në të gjithë Shqipërinë, Belgjikën, Francën, Italinë dhe Portugalinë po ngrenë shqetësime për të drejtat e njeriut.

Turk dënoi aktet e dhunës dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe dialog gjithëpërfshirës dhe të sigurt.

“Mënyra më e mirë dhe e vetme përpara është dialogu gjithëpërfshirës dhe i sigurt. Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe që zëri i tyre të dëgjohet. Shtetet duhet të lehtësojnë këto të drejta. Unë dënoj veprimet e atyre që shfrytëzojnë protestat për të kryer akte dhune dhe vandalizmi kundër pronës publike dhe private. Ata duhet të mbahen përgjegjës individualisht”, tha Shefi i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, Volter Turk.

Turk shprehu gjithashtu shqetësimin për raportet e përdorimit të panevojshëm dhe të tepërt të forcës kundër protestuesve, përfshirë fëmijët.

“Shtetet duhet të sigurojnë që çdo përgjigje e zbatimit të ligjit të mbetet e ligjshme, e nevojshme dhe proporcionale. Akuzat për përdorim të paligjshëm të forcës duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë efektive dhe të pavarur, me llogaridhënie dhe mjete efektive juridike për viktimat”, tha Turk.

Kreu i të drejtave të njeriut i OKB-së, përmendi hapat e ndërmarra tashmë nga autoritetet për të hetuar incidentet dhe për të ulur tensionet, dhe bëri thirrje për dialog.

“Gjithashtu, u bëj thirrje shteteve të angazhojnë protestuesit, veçanërisht të rinjtë, në një dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe themelore të të drejtave të njeriut mbi arsimin, shërbimet publike, strehimin, koston në rritje të jetesës dhe pabarazinë”, tha Turk.

Protestat, kryesisht nga të rinjtë, kanë përfshirë disa vende të Evropës, me kërkesa që shkojnë që nga kushtet më të mira në arsim deri tek niveli i jetesës dhe çështjet që kanë të bëjnë me strehimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.