⛈️
Tiranë 15°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,430 ▼1.74%
DOW 51,705 ▼1.23%
NASDAQ 24,566 ▼2.27%
NAFTA 85.34 ▼3.64%
ARI 3,857 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,024 ▲ +0.43% ETH $1,820 ▲ +0.15% XRP $0.9576 ▲ +0.45% SOL $71.3000 ▲ +0.08%
S&P 500 7,430 ▼1.74 % DOW 51,705 ▼1.23 % NASDAQ 24,566 ▼2.27 % NAFTA 85.34 ▼3.64 % ARI 3,857 ▼0.75 % S&P 500 7,430 ▼1.74 % DOW 51,705 ▼1.23 % NASDAQ 24,566 ▼2.27 % NAFTA 85.34 ▼3.64 % ARI 3,857 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Opinion

Protestat janë e vetmja gjë që e kanë ndihmuar Edi Ramën muajt e fundit

Nga Mero Baze

Shumë kritikë të tij në Tiranë mendojnë se protestat kanë minuar imazhin ndërkombëtar të Ramës dhe i kanë rrënuar autoritetin në Perëndim. Në fakt, është e kundërta.

Protestat janë i vetmi instrument që e kanë ndihmuar më shumë se çdo gjë tjetër Edi Ramën kohët e fundit në arenën ndërkombëtare, sidomos në Evropë.

Së pari, ato e ndihmuan për të vënë në provë aftësitë menaxhuese ndaj një proteste të dhunshme, ku, përveç të rinjve të zemëruar, futën duart lloj-lloj shërbimesh, që nga islamikët e Iranit dhe xhamitë e Shkupit e të Kosovës, te aktivistët e dhunshëm të Albin Kurtit dhe, në fund, vetë shkatërruesit tanë të përhershëm të selisë së SHQUP-it.

Duke i menaxhuar ato me një polici, e cila aktualisht ka më shumë të plagosur në radhët e saj sesa protestues, Shqipëria i dha vetes një notë kaluese si një vend normal, ku protestat nuk përbëjnë rrezik destabiliteti dhe ku ndërhyhet kur tejkalohen kufijtë e dhunës dhe kryhen akte ekstreme të dëmtimit të pronës private apo të institucioneve shtetërore.

Së dyti, protestat i dhanë Ramës edhe rolin e një viktime ndërkombëtare, duke i lidhur ato me investimin e dhëndrit të Presidentit Trump, por edhe me problemin e ngjashëm të gjeneratës Z në Evropë, e cila shfaq sjellje të përafërta me ato të shkatërruesve të Tiranës.

Por, mbi të gjitha, protestat i kanë dhënë Edi Ramës portretin e liderit të cenueshëm dhe jo të liderit të përjetshëm, çka në Evropë është një lajm i mirë. Në njëfarë mënyre, ato janë e vetmja gjë e mirë që i ka ndodhur Edi Ramës.

Nën presionin e tyre, ai iu rikthye temave të qeverisjes dhe vëmendjes ndaj qytetarëve, por njëkohësisht rrëzoi të gjitha akuzat që opozita e vjetër kishte ngritur më parë ndaj tij. Ajo e akuzonte Ramën se qeveriste me gangsterë dhe mafiozë, por, kur ai u përball me agresionin fizik të protestave, askush nuk pa ndonjë gangster apo mafioz të mbronte Edi Ramën.

Opozita e vjetër e akuzonte Edi Ramën se e kishte çimentuar pushtetin dhe se ishte i paprekshëm nga drejtësia, ndërkohë që, në kulmin e protestave, drejtësia e re ka qenë më agresive se kurrë ndaj ministrave të tij, duke hapur çështje penale.

Opozita e vjetër e akuzonte Edi Ramën se qeveriste me një shtet paralel, por kriza më e madhe në vend, ajo e përballjes me dhunën e protestave, tregoi se gjithçka u menaxhua nga një polici e papajisur mirë, e patrajnuar mirë dhe e papaguar mirë për një valë të tillë protestash. Po të kishte shtet paralel, nuk do të kishte nevojë të ofronte shpërblim financiar për policinë e papaguar dhe për orët e zgjatura rrugëve me flamingot, apo ta pajiste urgjentisht me mjete ndihmëse.

Në këtë pikë, Edi Ramës nuk i ka ndodhur asgjë më e mirë se protestat gjatë muajve të fundit. Të gjitha ngjarjet e tjera janë të mërzitshme, ndonjëherë edhe banale, pa asgjë të re. Sherret brenda partisë i ngjajnë një klase me kalamaj të zhurmshëm, që gjithë ditën rrihen me njëri-tjetrin dhe, sapo dëgjojnë hapat e mësuesit në korridor, ulen në banka.

E vetmja gjë me të cilën ai tani mund të zgjojë vëmendjen është bashkëjetesa me protestat. Përfytyro sikur të mos i kishin ndodhur ato: për çfarë do të ishte interesant në Bruksel? Do të fliste për Asamblenë e PS-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.