☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,623 ▼0.52%
DOW 52,231 ▼1.21%
NASDAQ 25,954 ▼0.21%
NAFTA 103.90 ▲4.45%
ARI 4,013 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,296 ▼ -0.28% ETH $2,397 ▲ +0.41% XRP $1.3028 ▼ -0.46% SOL $103.7100 ▲ +0.06%
S&P 500 7,623 ▼0.52 % DOW 52,231 ▼1.21 % NASDAQ 25,954 ▼0.21 % NAFTA 103.90 ▲4.45 % ARI 4,013 ▼1.16 % S&P 500 7,623 ▼0.52 % DOW 52,231 ▼1.21 % NASDAQ 25,954 ▼0.21 % NAFTA 103.90 ▲4.45 % ARI 4,013 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kronika

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

Aktivitetet kulturore janë ndikuar nga protestat që u përshkallëzuan me përplasje të dhunshme në Tiranë.

Të paktën deri në fund të muajit, kalendari artistik në institucionet kulturore të kryeqytetit ka ndryshuar. Disa shfaqje janë anuluar, ndërsa për disa të tjera, teatrot kanë njoftuar data të reja.

Teatri i Kukullave ka ulur perdet e skenës që argëton të vegjëlit që prej datës 15, ku disa protestues qëlluan me gurë drejt godinës, duke thyer dritaret. “Aventurat e Ëinnie Pooh” nuk u shfaq për fëmijët, por teatri njoftoi prindërit se biletat mbeten të vlefshme për të njëjtën shfaqje në javët në vijim. Edhe Cirku Kombëtar që shfrytëzon sallën e Teatrit të Kukullave, ka anuluar performancat.

Edhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, që ndodhet në sheshin Skënderbej që shpesh është kthyer në arenë lufte mes protestuesve dhe efektivëve ka mbyllur dyert.

Monitorët janë fikur dhe nuk ka njoftim për datat e reja të shfaqjeve. Përmes një njoftimi, ky institucion u kërkon artdashësve të marrin mbrapsht paratë e biletave, pasi deri kalendari për pjesën e mbetur të tetorit është anuluar.

Shfaqja “Sikur të isha djalë”, që kishte premierën në datën 15 tetor nuk mundi të prazantohej për publikun e Teatrit Metropol, ka fikur dritat e skenës deri në njoftim të dytë.

As për kryeveprën e George Orëell, “1984” që do të shfaqej gjatë javës që lamë pas në Teatrin Eksperimental, nuk janë njoftuar data të reja. Ndërsa gjatë kësaj fundjave, teatri do të hapë dyert vetëm para për publikun e vogël me “Kush i shpiku rregullat”, një shfaqje interaktive dansi bashkëkohor.

Ndërsa Teatri Kombëtar fton artdashësit të shijojnë “Diaspora”, veprën që eksploron kujtesën, identitetin dhe përvojën e largimit, një bashkëpunim me Teatrin e Barit dhe Institutin Italian të Kulturës.

Edhe aktivitete të tjera artistike, ekspozita dhe promovime botimesh janë anuluar për shkak të protestës që vijon në javën e dytë në kryeqytet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.