☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,679 ▲0.73%
DOW 52,351 ▲0.26%
NASDAQ 26,201 ▲0.94%
NAFTA 101.85 ▼1.38%
ARI 4,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,136 ▼ -0.7% ETH $2,320 ▼ -1.57% XRP $1.2963 ▼ -0.47% SOL $100.6100 ▼ -1.33%
S&P 500 7,679 ▲0.73 % DOW 52,351 ▲0.26 % NASDAQ 26,201 ▲0.94 % NAFTA 101.85 ▼1.38 % ARI 4,028 ▲0.51 % S&P 500 7,679 ▲0.73 % DOW 52,351 ▲0.26 % NASDAQ 26,201 ▲0.94 % NAFTA 101.85 ▼1.38 % ARI 4,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Një tjetër protestë është paralajmëruar për ditën e nesërme në orën 10:00 para Kuvendi i Shqipërisë, ku aktivistët thonë se do të shprehin revoltën e tyre për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve më 30 qershor.

Njëri prej pjesëmarrësve në protestat që po vijojnë prej 32 ditësh në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve dhe efektivëve të policisë, duke deklaruar se “populli mund t’i çojë në burg” dhe se “nesër do t’i ndalojmë të futen” në Kuvend.

Ai u shpreh se sipas tyre, policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve dhe se institucionet nuk përfaqësojnë qytetarët apo diasporën.

Edhe një nga organizatorët e protestave, Andi Tepelena, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit, duke deklaruar se protesta do të shoqërohet me mjete simbolike si vezë dhe miell.

“Nesër me vezë dhe miell, do të jemi aty për t’i treguar këtij parlamenti të krimit se nuk na përfaqëson”, u shpreh ai.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me thirrjet për protestë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.