Rajoni

Protestë kundër shqiptarëve në Malin e Zi

-Fronti Demokratik në Mal të Zi ka organizuar gjatë mbrëmjes një protestë kundër anëtarësimit të vendit në strukturat e NATO-s.
Portali “Vijesti” i Malit të Zi ka raportuar se, protestuesit kanë ndezur dhjetë pishtarë dhe kanë thirrur “Nuk e japim Kosovën” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në tubim ndërkaq, nuk është parë askund flamuri i Malit të Zi, por është parë një pllakat me mbishkrimin “NATO është organizatë satanike”, transmeton “Koha.net”. Një pjesë e të tubuarve kanë kënduar edhe “Himnin e heronjve të Kosovës”, këngë patriotike serbe.

“TV Vijesti” ka thënë se, sipas organizatorëve, në tubim kanë marrë pjesë rreth 5 mijë protestues, ndërsa vetë gazetari ka thënë se, nuk kanë qenë më shumë se 1500 vetë. Organizatorët, veç banerit që e shpallnin NATO-n organizatë satanike, kanë thirrur edhe “Rusia, Rusia”, “Putin, Putin”.

Si pasojë e protestës, raportohet se janë shtuar forcat e sigurisë para Ambasadës Amerikane në Podgoricë, sikurse edhe para Ambasadës së Shqipërisë, ku janë duke qëndruar së paku shtatë policë të armatosur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button