“E përfaqësoj PD-në për programin, jo për kultin e individit”, deputeti Ndoja: I shërbej vendit tim
Deputeti i Partisë Demokratike, Arian Ndoja, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që po zhvillohet prej 19 ditësh në Tiranë, duke theksuar se ajo që duhet tani është largimi i qeverisë aktuale.
Ndoja u ndal edhe çështjet brenda opozitës, duke theksuar se ai personalisht nuk është pjesë e kultit të individit, por mbështet përfaqësimin politik mbi bazën e programit.
“Edhe unë personalisht e mbështes totalisht protestën. Kushdo që të dali në shesh, mjafton që kjo qeveri të bie sepse nuk i shërben më vendit tim
Unë nuk kam lidhje fare me kultin e individit. Unë kam një vit në politikë. Nuk dua të ndahem nga ekipi ku jam. E kam përfaqësuar fanelën e Partisë Demokratike, do e përfaqësoj prapë. Sigurisht mbi bazën e programit jo kultit të individit. Kam pasur fatin që të jem dhe listë e hapur edhe të përballem me votën drejtpërdrejtë të elektoratit dhe deri më sot kam mbajtur një qëndrim që në këndvështrimin tim ka qenë i duhuri.
Unë i shërbej vendit tim me kontribut profesional intelektual. Kam dëshirë të bëj atë ndarjen mes përgjegjësisë politike dhe përgjegjësisë qeverise. Problemi që kanë shqiptarët me dy liderat sot është pikërisht marrëveshja e vitit 2008, pra atë kanë problem shqiptarët”, theksoi Ndoja.
Ai vuri në dukje rëndësinë e listave të hapura, të cilat sipas tij do të rrisnin cilësinë e përfaqësimit në Parlament.
“Në qoftë se ne do shkojmë drejt listave të hapura kjo do e rriste nivelin e përfaqësimit politik të njerëzve. Për mendimin tim do kishte edhe më intelektualë të spikatur por edhe me njerëz me përkrahje më të gjerë sociale”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.