Politika

PS anëtarësime të reja në Pogradec- Rama: Situata politike jo e lehtë pasi nuk ka opozitë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Pogradec ku mori pjesë në takimin për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se, situata e përgjithsme politike nuk është lehtë pasi nuk ka opozitë.

“Për fat të keq jemi në një situatë të përgjithshme politike që nuk është e lehtë sepse nuk kemi opozitë, kemi një kundërshtar që është thjesht dhe vetëm qeveria e vjetër, e cila vazhdon të mendojë se në 2013-ën ka ndohur një padrejtësi e madhe dhe vazhdon të flasë sikur në 2013-ën kjo padrejtësi çoi në një përmbysje absolutisht të pafavorshme për vendin tonë. Dhe ata ndjehen të detyruar të vazhdojnë t’i tregojnë popullit të njëjtat broçkulla dhe mundohen ta bindin se ishim më mirë kur ishim më keq”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas tij , ‘kjo situatë e bën më të vështirë qeverisjen”. Ndërsa, vijoi Rama, “prania e përditshme e një qeveri të vjetër në jetën dhe debatin publik të vendit me kaq shumë baltë, kaq shumë shpifje natyrisht që e bën shumë më të vështirë për njerëzit që ta ndjekin politiken me dëshirë dhe kënaqësi”.

Por, shtoi kryeministri Rama, “ka dhe një arsye më shumë që sot makineria e baltës është vënë në një lëvizje intensive dhe që çdo ide, çdo vendim, çdo punë goditet dhe kriminalizohet si pjesë e një procesi të inkriminuar korrupsioni dhe kusarie. Kjo arsye është sepse ne po bëjmë reforma që kudo krijojmë rezistencë, kundërshtarë, por në rastin tonë prekim edhe shumë interesa”.

Kryeministri u spreh se një nga ministrat më të goditur është ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, pasi reformat në polici kanë qenë mjaft të mëdha.

Rama e cilësoi luftën ndaj kanabisit në Lazarat si, “shembja e një banke të parasë së zezë, e cila duke u shembur nuk prodhon më para, jo thjesht për ata kiminelat ordinerë që sot janë prapa hekurave, por për të terë ata që për vite të tëra e shfrytëzuan Lazaratin si një bankë parash të zeza”.

Gjithashtu, kryeministri theksoi se një tjetër ministër që është goditur më shumë është ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo, tha Rama, vjen sepse shëndetësia është sektori ku janë kryer më shuëm reforma dhe ku jaë prekur interesa të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button