☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.03 ▼0.1%
ARI 4,132 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,571 ▲ +2.77% ETH $2,423 ▲ +4.23% XRP $1.3241 ▲ +3.29% SOL $96.7900 ▲ +3.67%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

PS rrëzon kërkesën e SPAK për Ballukun

Partia Socialiste vendosi më në fund të dalë me një qëndrim për çështjen e Belinda Ballukut.

Ashtu siç pritej, socialistët do të rrëzojnë kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut.

Votimi do bëhet në seancë plenare, por vendimi u bë i qartë sot kur Ulsi Manja lexoi raportin e mazhorancës në Këshillin e Mandateve.

“Ne si mazhorancë, arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit me masën më të rëndë, atë të arrestit me burg, apo në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 e 238 të Kodit Penal të Kushtetutës”, tha Manja.

“Rekomandimi nuk e pengon SPAK të vijojë hetimet, ka një masë sigurimi personal, pengimi nga dalja jashtë vendit, që lejon vijimin e procedimit penal. Dhe ne, këtë e konsiderojmë një çështje që tashmë i takon drejtësisë, por masat e sigurimit personal nuk lidhen me ekzistencën ose jo të veprës penale. Të presim përfundimin e hetimeve. Jo më kot e lashë në fund, dua të sjell në vëmendjen e grupit që nga raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë, të SPAK, evidentohet qartë se për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, ka praktikë të konsoliduar për hetim pa masë sigurimi personal. Ka të bëjë me standardet e hetimit për këtë vepër penale”.

Në këtë mënyrë, Edi Rama i vë një kryq të madh integrimit evropian të vendit.

Brukseli ka deklaruar se do e monitorojë me kujdes këtë situatë dhe do dalë me një qëndrim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.