PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese
Demokratët në Komisionin e Ligjeve kërkuan kthimin mbrapsht të ndarjes së re territoriale që propozojnë socialistët, me arsyetimin se shkel Kushtetutën dhe ligjin për pushtetin vendor.
Për të zhbërë nisjen e diskutimit, PD kërkoi të hidhej në votim kthimi i projektligjit te Kryetari i Kuvendit, por për socialistët procedura ka kaluar.
Përballë refuzimit të mazhorancës për të votuar kërkesën, opozita braktisi mbledhjen, duke paralajmëruar më pas goditjen e nismës në Gjykatë Kushtetuese, shkruan A2.
Pavarësisht kësaj, Ulsi Manja nga salla e komisionit theksoi se demokratët nuk denjuan të dëgjojnë as përgjigjet, ndërsa Arbjan Mazniku mbrojti draftin që shkrin 15 bashki.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.