🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 92.24 ▼0.39%
ARI 4,180 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,012 ▲ +1.29% ETH $2,711 ▲ +2.05% XRP $1.5045 ▲ +0.92% SOL $119.3700 ▲ +0.65%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 92.24 ▼0.39 % ARI 4,180 ▲0.27 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 92.24 ▼0.39 % ARI 4,180 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Opinion

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

Nga Fatos Çoçoli

Mbi 800 biznese kanë aplikuar vetëm gjatë javës së parë, pas hapjes zyrtare të aplikimeve për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, duke treguar një interes të lartë të sipërmarrjeve për instrumentin e ri qeveritar të financimit të investimeve. Programi synon të lehtësojë aksesin në kredi për bizneset që kërkojnë të zgjerojnë aktivitetin, të blejnë makineri dhe teknologji të reja apo të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese dhe të shërbimit.

Aplikimi bëhet online, përmes një platforme të automatizuar të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, e aksesueshme në portalin e-Albania. Biznesi duhet të kërkojë shërbimin “Shprehje interesi për ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’”, të plotësojë të dhënat bazë të tij, përfshirë NIPT-in, si dhe të paraqesë plan-idenë, konceptin e investimit që kërkon të financojë. Përmes platformës, sipërmarrësit ndjekin statusin e kërkesës dhe fazën në të cilën ndodhet procesi.

Ky interes i hershëm duhet parë jo thjesht si një numër aplikimesh, por si një sinjal mbi nevojat e biznesit shqiptar për financim, teknologji, kapacitete të reja dhe zgjerim të tregut.

800 aplikime në javën e parë: sinjal i fortë nga biznesi

Fakti që mbi 800 ndërmarrje janë interesuar që në javën e parë tregon se ekziston një kërkesë konkrete nga sipërmarrja për mbështetje publike në fazën e zgjerimit. Kjo është e rëndësishme, sepse një ekonomi nuk rritet vetëm duke krijuar biznese të reja. Një pjesë e fortë e rritjes vjen nga bizneset ekzistuese që investojnë, shtojnë prodhimin, hapin vende të reja pune dhe hyjnë në tregje të reja.

Interesi i lartë i javës së parë vjen, pasi programi ka kaluar edhe në fazën e financimeve konkrete. Sipas të dhënave të bëra publike nga ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, 20 biznese kanë marrë miratimin për financim dhe 12 prej tyre kanë nënshkruar kontratat e para, me një vlerë të kredive të miratuara prej rreth 296 milionë lekësh, ose mbi 3.3 milionë euro. Investimet e para kanë nisur në Lushnjë, Fier, Berat, Shkodër, Vlorë dhe Tiranë, ndërsa financimet janë orientuar drejt makinerive dhe teknologjive të reja, zgjerimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të aktiviteteve në sektorë si bujqësia, prodhimi, transporti dhe hoteleria.

Programi qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” mbështetet në një garanci sovrane, e konceptuar për të lehtësuar aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim. Ai parashikon kredi të buta, me kufi të sipërm deri në 2 milionë euro, me afat maturimi deri në 10 vjet dhe me përqindje interesi vjetor të ulta, deri në 2 përqind.

Për shumë vite, një pjesë e politikave ekonomike është fokusuar tek krijimi i bizneseve të reja dhe formalizimi i aktivitetit ekonomik. Mirëpo një ekonomi moderne ka nevojë edhe për një fazë tjetër: të ndihmojë bizneset ekzistuese të rriten.

Programet që nxisin zgjerimin mund të ndihmojnë një ndërmarrje që sot ka 5–10 punonjës të kalojë në një shkallë tjetër aktiviteti, të blejë pajisje, të investojë në teknologji, të rrisë kapacitetin prodhues, ose të zgjerojë tregun.

Efekti domino i “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”

Efekti i një biznesi që përdor mbështetjen e programit për të shtuar kapacitetin e tij, nuk kufizohet vetëm tek kjo kompania. Rritja e aktivitetit të këtij biznesi sjell më shumë punësim, më shumë të ardhura për punonjësit, më shumë blerje nga furnitorët, më shumë prodhim dhe më shumë eksporte. Po ashtu, edhe më shumë të ardhura tatimore dhe investime private.

Pra, një euro mbështetje e orientuar drejt investimit prodhues sjell një efekt ekonomik më të madh se vlera fillestare e saj.

Programi ndihmon edhe në krijimin e ndërmarrjeve me përmasa më të mëdha. Një nga dobësitë strukturore të ekonomisë sonë është pesha e madhe e ndërmarrjeve të vogla dhe mikro. Bizneset e vogla janë të rëndësishme për punësimin dhe ekonominë lokale, por përballen me kufizime në aksesin në financim, në teknologji dhe në produktivitet.

Mbështetja e programit i ndihmon një pjesë prej tyre të kalojnë në nivel më të lartë prodhimi dhe zhvillimi.

Rëndësia e investimit në teknologji

Një nga përdorimet më të mira të programit është mbështetja për modernizimin teknologjik. Bizneset që investojnë në automatizim, digjitalizim, programe kompjuterike, makineri moderne dhe inteligjencë artificiale e rrisin produktivitetin e tyre, pa qenë nevoja që rritja e prodhimit ose e shërbimeve të vijë vetëm nga rritja e numrit të punonjësve.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne, në një periudhë kur mungesa e fuqisë punëtore po bëhet një kufizim për zgjerimin e shumë bizneseve.

Nga ana tjetër, investimi në teknologji jep mundësi edhe për rritjen e eksporteve. Një biznes që zgjerohet brenda vendit mund të krijojë kapacitet për të hyrë në tregjet e huaja. Kjo është një nga objektivat më të rëndësishme që mund të ketë një politikë e tillë.

Të shesësh më shumë në tregun vendas është pozitive, mirëpo të fitosh tregje të reja jashtë Shqipërisë është edhe më e rëndësishme, për bilancin e ekonomisë sonë. Prandaj Programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ e ka parësore mbështetjen e bizneseve me potencial eksportues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.