⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,079 ▲ +0.36% ETH $2,502 ▲ +0.2% XRP $1.3938 ▼ -0.64% SOL $109.4100 ▼ -0.29%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Opinion

Pse Banka Botërore veçon Shqipërinë në përparimin në reforma ekonomike?

Përparimi i Shqipërisë në rregullat fiskale, në financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në lehtësimin e procedurave të biznesit, i dokumentuar nga studimi i Bankës Botërore, përbën një sinjal të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit

Nga Fatos Çoçoli

Në raportin e tetorit 2026 me titull “Përditësim ekonomik mbi Evropën dhe Azinë”(https://openknowledge.worldbank.org/server/api/core/bitstreams/afdd5c1d-b0a0-490f-84dc-9d1802c5dd0f/content), Banka Botërore veçon Shqipërinë, Malin e Zi dhe Moldavinë si vende që udhëheqin në përparimin e reformave ekonomike.

Për Shqipërinë, zhvillimet e evidentuara lidhen me forcimin e institucioneve fiskale dhe financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Përparimi i vendit në forcimin e institucioneve fiskale, në financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në lehtësimin e procedurave të biznesit, i dokumentuar nga studimi i Bankës Botërore, përbën një sinjal të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Vlera e këtyre reformave nuk matet vetëm me përmbushjen e treguesve formalë, por me aftësinë për të krijuar një ekonomi më konkurruese, një administratë më efikase dhe kushte më të favorshme për investimet private.

Ky vlerësim është i rëndësishëm, edhe për faktin që ekonomia jonë ka nevojë jo vetëm për rritje ekonomike, por edhe për një model zhvillimi që mbështetet më shumë te produktiviteti, konkurrenca, investimet me vlerë të shtuar dhe zgjerimi i bazës së bizneseve formale.

Forcimi i institucioneve fiskale dhe rëndësia për financat publike

Institucionet fiskale në qendër dhe në bashki kanë rol thelbësor në garantimin e qëndrueshmërisë së financave publike. Ato ndikojnë në mënyrën se si planifikohen të ardhurat, si shpërndahen shpenzimet, si monitorohet borxhi dhe si vlerësohen pasojat ekonomike të politikave qeveritare.

Për Shqipërinë, përmirësimi i këtyre institucioneve, sidomos në nivel qendror, i evdentuar nga BB, sjell planifikim më të mirë të buxhetit, si dhe parashikime më realiste të të ardhurave dhe tëshpenzimeve, të cilat ndihmojnë në shmangien e vendimeve të nxituara fiskale. Të trija këto çojnë në përdorim më efiçient të fondeve publike. Investimet mund të orientohen drejt projekteve me ndikim më të madh në produktivitet, infrastrukturë dhe shërbime publike.

Nga ana tjetër, institucione fiskale më transparente sjellin besim më të madh tek ekonomia. Një kuadër fiskal i besueshëm ndikonpozitivisht në vendimet e investitorëve vendas dhe të huaj.

Financimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme: çelësi i zgjerimit të ekonomisë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë rëndësi të veçantë për ekonominë tonë, sepse përbëjnë një pjesë të madhe të strukturës së sipërmarrjes dhe veprojnë në sektorë të shumtë, nga tregtia dhe shërbimet te prodhimi, turizmi dhe agropërpunimi.

Tabela 1: Programet e reja për SME-të

– Dyfisho ndërmarrjen tënde:​​Deri tani 1,200 aplikime
– Fondi 250 mln euro i BSH si kredi e butë
– Paketa e Maleve:​Deri tani mbi 5,000 shprehje interesi
– Skemat e mbështetjes në bujqësi 2025-2026

Një nga pengesat kryesore me të cilat përballen bizneset e vogla është sigurimi i financimit për investime. Një kompani mund të ketë klientë dhe një produkt konkurrues, por të mos ketë kapitalin e nevojshëm për të blerë makineri, për të rritur kapacitetet ose për të eksportuar. Përmirësimi i instrumenteve të financimit dhe shtimi i tyre, si në tabelën më sipër, krijon një zinxhir pozitiv ekonomik, me bizneset që sigurojnë kapital për investime dhe rrisin kapacitetet prodhuese dhe përdorimin eteknologjisë.

Për ekonominë tonë, kjo është veçanërisht e rëndësishme, nëse synojmë të zvogëlojmë varësinë nga aktivitetet me vlerë të shtuar të ulët dhe të zhvillojmë degë të ekonomisë, që mbështeten më shumë tek aftësitë profesionale, teknologjia dhe eksportet.

Licencat brenda tri ditëve: më pak burokraci, më shumë mundësi për biznesin

Sipas përshkrimit të raportit, Banka Botërore evidenton se licencat e operimit të biznesit në Shqipëri lëshohen brenda tri ditëve, një afat që vendi e ndan me Poloninë.

Ky është një shembull konkret se si thjeshtimi i procedurave ndihmon aktivitetin ekonomik. Kur një sipërmarrës nuk duhet të presë gjatë për një licencë, ai mund të nisë më shpejt veprimtarinë, të punësojë punonjës dhe të fillojë të ofrojë produkte ose shërbime.

Përfitimet janë të shumta, si reduktimi i kohës dhe kostove administrative, ulja e pasigurisë për sipërmarrësit, lehtësimi i hyrjes së kompanive të reja në treg dhe rritja e formalizimit të aktivitetit ekonomik.

Zhdoganimi i eksporteve brenda rreth një dite: rëndësi për konkurrueshmërinë

Një tjetër zhvillim i evidentuar në përshkrimin e raportit është përparimi i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në procedurat e zhdoganimit të eksporteve, me një kohëzgjatje prej rreth një dite.

Për një eksportues, koha në kufi është një element i rëndësishëm i kostos. Vonesat sjellin shpenzime shtesë për transportin, magazinimin dhe logjistikën, por edhe humbjen e porosive, sidomos kur bëhet fjalë për produkte që prishen shpejt, ose për furnizime që duhet të mbërrijnë në një afat të caktuar.

Përshpejtimi i procedurave doganore ndikon në disa drejtime.

Së pari, ul kostot e tregtisë. Sa më pak kohë të kalojë një mall në kufi, aq më e vogël mund të jetë barra logjistike për eksportuesin.

Së dyti, përmirëson besueshmërinë e furnizimit. Kompanitë shqiptare u ofrojnë klientëve të huaj afate më të parashikueshme të dorëzimit.

Së treti, ndihmon bizneset e vogla të eksportojnë. Për ndërmarrjet me kapital të kufizuar, ulja e kostove administrative dhe logjistike mund të jetë vendimtare për të hyrë në tregjet ndërkombëtare.

Së katërti, favorizon integrimin rajonal. Bashkëpunimi doganor dhe procedurat më të harmonizuara lehtësojnë shkëmbimet tregtare në Ballkanin Perëndimor.

Tabela 2. Fusha e reformës

Rëndësia ekonomike për Shqipërinë

Institucionet fiskale:

Përmirësojnë planifikimin, transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave publike

Financimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme:

Mbështet investimet, produktivitetin, punësimin dhe zgjerimin e bizneseve

Licencat e operimit brenda tri ditëve:

Ulin kohën administrative dhe lehtëson hyrjen e bizneseve në treg

Zhdoganimi i eksporteve brenda rreth një dite:

Redukton pengesat logjistike dhe përmirëson aksesin në tregjet e huaja

Vlerësimi i Bankës Botërore për përparimin e reformave ekonomike tek ne është i rëndësishëm. Ai evidenton fusha konkrete ku përmirësimi i institucioneve dhe i procedurave mbështet zhvillimin tonë ekonomik.

Mirëpo ky vlerësim nuk ka pse të jetë pikëmbërritje. Ai duhet të shërbejë si nxitje për të thelluar reformat, për të krahasuar rezultatet me vendet që performojnë më mirë, për shembull Malin e Zi, dhe për të siguruar që përmirësimet administrative të sjellin përfitime reale për ekonominë.

Sfida jonë është që përparimin në reforma ekonomike ta shndërrojë në rritje më produktive, më shumë investime cilësore, eksporte më konkurruese dhe vende pune më shumë dhe më cilësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.