☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Pse do votoja per Edi Ramen me 11 Maj?

Nga NEVRUS NAZARKO

Meqenëse gjithë rilindja socialiste e ka kthyer fushatën e zgjedhjeve parlamentare si plebishit për një njeri të vetëm, kryetarin Rama, sipas të cilës vetëm Ai, Rama, ka në dorë çelësin e gjithçkaje në ekzistencën ose jo të shtetit shqiptar, e pse jo në frymëmarrjen e gjithsecilit, u përpoqa që të reflektoj dhe të rendis 10 arsyet kryesore se pse do votoj Edi Ramën më 11 Maj:

  1. Do të dëshiroja që eksodi i të rinjve dhe pleqve të ishte në përpjesëtim të drejtë me numrin e turistëve nga viti në vit.
  2. Do të ndihesha i sigurt dhe i plotësuar në një vend ku listat e deputetëve i dikton oligarkia dhe krimi.
  3. Do më pëlqente që drejtësia të ishte në duart e një njeriu të vetëm, ku një e fishkëllyer të të kthente nga kryetar bashkie apo deputet, në banor të ndërtesës famëkeqe 313.
  4. Nuk më pëlqen fare balancimi i pushteteve, s’kam besim te një drejtësi e pavarur, një parlament intelektual dhe një ekzekutiv dinjitoz, ku secila degë kontrollon tjetrën.
  5. Nuk dua një bujqësi të zhvilluar dhe konkurrente, aq më tepër të mbështetur nga fondet e BE-së, IPARD, a ku di unë, ku ka si me forcat tona.
  6. Më pëlqen një KM që jo vetëm i hakërrohet ambasadores së radhës, por edhe kur është nevoja korrupton Amerikën – pra, herë kulaç e herë kërbaç – mjafton që të mos bjerë pushteti.
  7. Më pëlqen një vend pa inceneratorë, e duartrokas vendimin për të paguar 300 milionë euro, vetëm e vetëm që të mbrohet shëndeti i popullit nga gazrat vdekjeprurëse të inceneratorëve.
  8. Nuk dua të konkurroj për punën që më takon në bazë të meritokracisë dhe kualifikimeve – në fund të fundit, është humbje kohe – përdor trafikun e influencës dhe njohjet për të kapur një vend “pellumbash”.
  9. Nuk më pëlqen fare shtypi i lirë dhe i pavarur – pse duhet të vrasim mendjen me alternativa dhe vrasje truri? Mjafton podcasti i KM për të ditur ç’duhet të dish, dhe sa të takon të dish.
  10. E fundit, por jo nga rëndësia: asnjë parti nuk ta jep mundësinë të shikosh ministre, kryetare parlamenti, burra të skopitur, aspirante postesh, kriminelë gjithfarësh, të tundin silikonët nën tingujt e marsheve funebre – me krahët lart, dhe sytë poshtë.

Votime të mbara!

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.