☁️
Tiranë 27°C · Vranët 01 July 2026
S&P 500 7,494 ▼0.08%
DOW 52,358 ▲0.07%
NASDAQ 26,081 ▼0.51%
NAFTA 68.43 ▼1.54%
ARI 4,076 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $60,142 ▲ +2.52% ETH $1,615 ▲ +2.27% XRP $1.0597 ▲ +1.59% SOL $77.4300 ▲ +5.19%
S&P 500 7,494 ▼0.08 % DOW 52,358 ▲0.07 % NASDAQ 26,081 ▼0.51 % NAFTA 68.43 ▼1.54 % ARI 4,076 ▲0.92 % S&P 500 7,494 ▼0.08 % DOW 52,358 ▲0.07 % NASDAQ 26,081 ▼0.51 % NAFTA 68.43 ▼1.54 % ARI 4,076 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Opinion

Pse protesta nuk arriti atje ku duhej?

Nga Artur Ajazi

Protesta e “qytetareve të lirë” e nisur prej mbi 4 javë më pare, duket se po sfumohet. Ajo nuk arriti atje ku duhet, atje ku ishte nisur, në kërkesën e vetme të saj “Zvernecin”. Protesta u bë pis, ndryshoi “liderë” çdo pasdite. Mbajtën fjalime dhe leksione demokracie, praktikantë të muslimanizmit, kristianizmit, rrymave të tjera fetare dhe “neopolitike”. Dukej sikur do të sillte risi, dukej sikur ndryshonte nga protestat e tjera qytetare. Por jo.

Sharjet, ofendimet, presionet, shpifjet, kërcënimet, ultimatumet, dhe mungesa e transparencës mbi shpenzimet e asaj proteste (pasi çdo ditë ka shpenzime) ka sjellë që shqiptarët të përbuzin protestën “qytetare”. Çdo ditë shohim sherre dhe debate të frikshme mes tyre. Shohim se si çdo ditë, dalin “liderë” të rinj me programe të reja, me ultimatume të reja për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij. Pavarsisht kësaj, protesta ka ulur poshtë  pritshmërinë e  saj, nga dita kur mes tyre, u panë përkrahës të Iranit, Greqisë dhe sherbimeve të tjera sekrete Rajonale dhe jo vetëm.

Kjo pra, ishte dhe kulmi kur shqiptarët nuk besuan më se “protesta ishte për Zvernecin apo dhe Vlorën”. Natyrisht kishte një “dorë të kujdesshme”, natyrisht kishte një skenar që nisi si diçka e zakonshme dhe po vazhdon me dështim pas dështimi. Dalin në podin e saj, njerëz të cilët kanë “CV të pasur penale”, flasin me “rob shpie”, flasin me fjalorin banal, u lihet kohë dhe mundësi të ofendojnë dhe shajnë me banalitete Edi Ramën, dhe ministrat, deputetët dhe çdo njeri që u del kundër. A nuk e kuptojnë se, edhe durimi ka një kufi? Ndoshta mjaftohen me faktin sepse Edi Rama, po i toleron aq shumë sa, në Gjermani apo gjetkë, do ti kishin përzënë me polici.

Së fundi kanhë nisur të ofendojnë gazetaret dhe qytetaret, kanë nisur të paralajmerojnë dhunë, duke u shprehur se “nuk mbajmë përgjegjësi nqs turma del jashtë kontrollit”. Ja pra, kjo ishte protesta e “qytetareve të lirë”, e atyre që e nisën me Zvernecin dhe tani duan edhe pushtetin. Protesta nuk arriti atje ku duhej, u bë pis, devijoi nga kauza e saj, dhe ky nuk është faji i Edi Ramës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.