🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 21 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.92 ▲0.1%
ARI 4,152 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,533 ▲ +2.32% ETH $2,493 ▲ +2.23% XRP $1.3926 ▲ +4.78% SOL $108.1900 ▲ +2.01%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.92 ▲0.1 % ARI 4,152 ▲0.23 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.92 ▲0.1 % ARI 4,152 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Publikohet Regjistri i ri i e-Tregti për siguri më të madhe gjatë pagesave online në Maqedoni

Blerjet online në vend janë vazhdimisht në rritje, dhe bashkë me të rritet edhe nevoja për siguri më të madhe në pagesat elektronike. Kjo është arsyeja pse Shoqata për e-Tregti e Maqedonisë (AETM) ka publikuar botimin e fundit të azhurnuar të Regjistrit të Tregtarëve Elektronikë, përmes të cilit qytetarët mund të kontrollojnë nëse po blejnë nga dyqane online të regjistruara dhe të verifikuara.

Sipas të dhënave nga Banka Popullore, gjatë vitit 2025, në vend u regjistruan 1.829 pika shitjeje të tregtisë elektronike, dhe 1,396 prej tyre realizuan të paktën një transaksion dhe konsiderohen aktive sipas metodologjisë së BPRMV-së.

Regjistri i tregtarëve elektronikë është një bazë të dhënash unike dhe gjithëpërfshirëse e shitësve vendas online që lejojnë pagesa me karta pagese. Përditësimi i tij kryhet në bashkëpunim me Komercijalna Banka, NLB Banka, Stopanska Banka, Halk Banka dhe UNI Banka, të cilat përpunojnë transaksione elektronike.

Në procesin e përditësimit, AETM verifikon, identifikon dhe kategorizon dyqanet elektronike, duke ofruar një pasqyrë të strukturuar të tregut vendas. Edicioni i fundit përfshin 1.374 dyqane elektronike aktive të shpërndara në 25 kategori të ndryshme.

Pjesa më e madhe e ofertës përbëhet nga dyqane që shesin produkte kozmetike dhe bukurie, veshje dhe aksesorë mode, ushqim dhe pije, pajisje shtëpiake dhe elektronike, turizëm, shërbime web dhe përmbajtje dixhitale, arsim, si dhe produkte për shtëpi dhe kopshte./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.