Bota

Puigdemont: Nuk jam në Bruksel për të kërkuar azil, por të veproj lirshëm

Lideri i shkarkuar i Katalonjës Carles Puigdemont deklaroi se nga Brukseli do të kthehet në atë moment kur Spanja të garantojë gjykim të drejtë.

Puigdemont, pas mbërritjes së djeshme në Bruksel, sot iu drejtua opinionit të atjeshëm, pikërisht në ditën kur Prokuroria spanjolle filloi proceduart e ngritjes të akatkuzës për kryengritje dhe abuzim për shpalljen e pavarësisë të Katalonjës.

Ai porositi se në Belgjikë nuk ka ardhur për të kërkuar azil, por për të vepruar i lirë dhe në siguri.

“Ndodhem në Bruksel pasi që ky është kryeqyteti i Evropës. Ekipi im dhe unë do të vazhdojmë me punë, pavarësisht kufizimeve që na janë imponuar”, ka thënë Puigdemont.

Ai gjithashtu tha se Qeveria spanjolle nuk do të mund të parandalojë projektin politik katalonjas, kurse zgjedhjet rajonale të dhjetorit i konsideron si sfidë të madhe.

“Duhet të angazhohemi në shmangien e dhunës, kurse dialogu është prioritet”, ka thënë Puigdemont.

Grupet kundërshtuese prospanjolle dhe prokatalonjase u mblodhën para ndërtesës ku Puigdemont iu drejtua gazetarëve, kurse polica belge siguronte zonën.

Presidenti i pezulluar i Katalonjës arriti në Briksel të hënën kur Kryeprokurori spanjoll, në Gjykatën Supreme në Madrid, dorëzoi kërkesën për ngritjen e aktakuzës kundër Puigdemont dhe 12 anëtarët e tjerë të shkarkuar për kryengritje dhe abuzim të të mirave publike.

Autoritetet katalonjase, të udhëhequra nga Puigdemontom të premten shpallën pavarësinë e rajonit në bazë të rezultateve të referendumit të fundit antikushtetues, kurse instiucionet spanjolle të njëjtën ditë pezulluan autonominë e Katalonjës dhe shkarkuan Qeverinë e Katalonjës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button