Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 05 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 92.95 ▼0.1%
ARI 4,493 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $62,500 ▼ -0.1% ETH $1,678 ▼ -4.01% XRP $1.1320 ▼ -1.74% SOL $66.6000 ▼ -2.19%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.95 ▼0.1 % ARI 4,493 ▼0.27 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.95 ▼0.1 % ARI 4,493 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Punonjësit e Klinikës së Fëmijëve protestojnë para Ministrisë së Financave në Shkup: Gjashtë muaj pa paga, duam zgjidhje

Dhjetëra punonjës të Klinikës së Fëmijëve protestuan sot para Ministrisë së Financave, duke kërkuar pagesën e pagave të papaguara dhe zgjidhje për statusin e tyre të punës.

Protestuesit thanë se prej fillimit të vitit nuk kanë marrë paga, ndërsa kërkesat për vazhdimin e kontratave të punës kanë marrë përgjigje negative nga Ministria e Financave, pa një arsyetim të qartë.

Sipas tyre, kërkesat për vazhdimin e kontratave janë dorëzuar që në janar, por përgjigjja ka ardhur vetëm pas pesë muajsh pritje.“Nëse nuk ka pasur qëllim për vazhdimin e kontratave, atëherë pse përgjigjja është vonuar pesë muaj? Për çfarë arsye punëtorët janë lënë të vazhdojnë punën deri në fund të majit?”, u shprehën protestuesit.

Ata ngritën shqetësimin se, ndonëse shumica e institucioneve të tjera shëndetësore kanë marrë miratim për vazhdimin e kontratave, punonjësit e Klinikës së Fëmijëve vazhdojnë të përballen me refuzime.

Në protestë u theksua se në mesin e të punësuarve ka persona me deri në tetë vjet përvojë pune në institucion, të cilët kanë vazhduar të kryejnë detyrat e tyre pavarësisht mungesës së pagave dhe pasigurisë për të ardhmen e tyre profesionale.

“Ne nuk kemi kërkuar mëshirë, por të drejtën tonë për të jetuar me dinjitet nga puna që bëjmë çdo ditë. Është e papranueshme që punonjësit e shëndetësisë të mbeten pa paga dhe pa siguri në vendin e punës”, thanë protestuesit.

Ata kërkuan pagesën e menjëhershme të gjashtë pagave të mbetura, miratimin e pëlqimeve për punë dhe zgjidhje të përhershme të statusit të tyre të punës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përfaqësuesit e protestuesve deklaruan se bëhet fjalë për rreth 50 punonjës.Sa i përket arsyetimit të Ministrisë së Financave për mosvazhdimin e kontratave, ata thanë se nuk kanë marrë përgjigje konkrete.

“Një herë na është thënë se nuk ka buxhet, ndërsa herë të tjera nuk kemi marrë asnjë shpjegim, vetëm përgjigje negative”, deklaruan ata.

Sipas protestuesve, përgjegjësi për situatën kanë kërkuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë. Ata thanë se, edhe pse ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se janë evidentuar dhe përmirësuar gabimet procedurale, kjo nuk ka ndryshuar vendimin për kontratat e tyre, të cilat vazhdojnë të refuzohen.

Protestuesit kërkuan reagim urgjent nga institucionet, duke theksuar se durimi i tyre ka arritur kufirin pas gjashtë muajsh pa paga./Shenja/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.