☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.85 ▲0.55%
ARI 4,452 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,324 ▲ +0.55% ETH $1,894 ▲ +0.72% XRP $0.9967 ▼ -0.34% SOL $75.3500 ▲ +0.07%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.85 ▲0.55 % ARI 4,452 ▲0.34 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.85 ▲0.55 % ARI 4,452 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

PZAP gjobiti LVV-në lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore, Supremja lë në fuqi vendimin

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas një njoftimi për media thuhet se PZAP, me vendimin ZP.Anr.11/2026 të datës 03.06.2026, kishte pranuar si të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi” (IKD), duke i shqiptuar subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjobë në lartësi prej 5.100 (pesëmijë e njëqind) euro për shkak të pjesëmarrjes së një fëmije në aktivitet të fushatës zgjedhore.

“Kundër këtij vendimi, LVV kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kontestuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së. Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjeve në ankesë dhe të gjitha shkresave të lëndës, Gjykata Supreme gjeti se ankesa është e pathemeltë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se nga provat e administruara rezulton se më 31.05.2026, gjatë një tubimi zgjedhor të organizuar nga LVV në Vushtrri, një vajzë e mitur 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve të tubimit, e veshur me veshje që përmbanin logon e subjektit politik.

“Ankesat e paraqitura në PZAP kishin pretenduar se pjesëmarrja aktive e fëmijës në një aktivitet të organizuar zgjedhor përbën angazhim të një personi nën moshën 15-vjeçare në fushatë zgjedhore, në kundërshtim me rregullat zgjedhore në fuqi. Në procedurën para PZAP-së, LVV kishte pretenduar se e mitura nuk kishte qenë pjesë e programit të organizuar të tubimit, nuk ishte angazhuar nga subjekti politik dhe se iniciativa për paraqitjen e saj kishte ardhur nga vetë ajo, në prani të prindit të saj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Gjykata Supreme vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara. Kolegji i Gjykatës pranoi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, duke theksuar se neni 5 paragrafi 3 i Rregullores Zgjedhore nr. 07/2024 për Fushatën Zgjedhore, Monitorimin e Fshehtë të Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar përcakton se: “Asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç në fushatën zgjedhore”.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, për ekzistimin e shkeljes nuk është vendimtare nëse iniciativa për pjesëmarrjen e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, si dhe nuk ka rëndësi nëse ka pasur koordinim apo planifikim paraprak. Fakt përcaktues është se organizatori i aktivitetit ka lejuar pjesëmarrjen aktive të një fëmije në një aktivitet zgjedhor, në kundërshtim me ndalimin e paraparë në rregulloren zgjedhore.

“Gjykata theksoi se organizatori i tubimit ka përgjegjësi për menaxhimin e aktivitetit dhe për personat që paraqiten në skenë para pjesëmarrësve. Në rrethanat e rastit konkret, e mitura kishte marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetin zgjedhor, fakt i mbështetur edhe nga provat e administruara në lëndë. Duke pasur parasysh qëllimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe ndalimin e përfshirjes së tyre në fushata zgjedhore, Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar në ligj, ndaj refuzoi ankesën e LVV-së si të pathemeltë duke lënë në fuqi vendimin e PZAP-së”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.