☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,296 ▲ +0.46% ETH $2,703 ▲ +0.62% XRP $1.5015 ▲ +0.95% SOL $121.5500 ▲ +1.6%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kronika

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet, është arrestuar nga Policia e Tiranës. Policia i ka sekuestruar shtetasit, me banim në Durrës, pistoletën dhe 23 fishekë.

“Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 23 fishekë. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurma”.

Si rezultat i veprimeve policore, në rrugën “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të automjetit, në çantën marsup të drejtuesit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, si dhe 23 fishekë, të gjetur poshtë sediljes së drejtuesit”.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi D. K. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.