☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,132 ▲ +0.31% ETH $2,696 ▲ +0.52% XRP $1.4982 ▲ +0.84% SOL $121.3400 ▲ +1.54%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dogana zbulon 50 mijë euro të padeklaruara në bagazhin e shoferit të autobusit të linjës Itali–Kosovë

Rasti u zbulua sot gjatë kontrollit të një autobusi në linjën Itali–Kosovë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare

Dogana e Kosovës njoftoi sot, më 4 tetor 2026, se në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare janë zbuluar 50 mijë euro të fshehura dhe të padeklaruara. Siç njofton Dogana e Kosovës, shuma u zbulua gjatë kontrolleve të detajuara që po kryhen në hyrje të Kosovës për parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive të paligjshme.

Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë, së bashku me zyrtarët doganorë dhe policorë, kryen kontrolle të detajuara në një autobus të linjës Itali–Kosovë. Gjatë kontrollit, siç njofton Dogana e Kosovës, në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit u gjetën 50,000 euro të fshehura dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore.

Dogana rikujtoi se çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart me vete 10 mijë euro ose më shumë është i obliguar ta deklarojë shumën pranë zyrtarëve doganorë. Mosdeklarimi i shumave të tilla përbën shkelje ligjore dhe çon në ndalimin e parave.

Dogana nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me destinimin e parave apo masat e ndërmarra ndaj personit të përfshirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.