🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.59 ▼0.37%
ARI 4,134 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,290 ▼ -4.3% ETH $1,655 ▼ -6.18% XRP $1.1013 ▼ -4.71% SOL $69.0100 ▼ -7.21%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.59 ▼0.37 % ARI 4,134 ▼1.63 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.59 ▼0.37 % ARI 4,134 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Politika

Qëndrimet qesharake të Edi Rames dhe qeverisë së Shqipërisë

Qeveria shqiptare dhe Edi RAma , e cila prej javësh është angazhuar në një fushatë të ashpër kundër protestuesve në Tiranë, duke i etiketuar ata si antisemitë dhe madje edhe si mbështetës të Iranit, gjendet sot përballë një kontradikte të madhe.

Ndërkohë që përdor akuzën e antisemitizmit si argument politik kundër kundërshtarëve të saj, e njëjta qeveri ka sponsorizuar koncertin e Kanye West, që pritet të zhvillohet këto ditë në Tiranë.

Kjo ngre një pyetje të thjeshtë: nëse antisemitizmi është një çështje kaq serioze sa përdoret për të sulmuar protestuesit shqiptarë, si shpjegohet mbështetja publike për një artist që është bërë i njohur në mbarë botën pikërisht për deklaratat e tij antisemite dhe pro-naziste?

Kanye West është akuzuar dhe dënuar gjerësisht për një seri deklaratash dhe veprimesh që kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare.

Në tetor të vitit 2022 ai publikoi në rrjetet sociale mesazhin ku shkruante se do të kalonte në “death con 3 on Jewish people”, një deklaratë që u interpretua gjerësisht si kërcënim ndaj hebrenjve dhe që shkaktoi një valë dënimesh publike.

Në intervista të ndryshme ai deklaroi se hebrenjtë kontrollojnë industrinë e muzikës, Hollywood-in, median, bankat dhe financat botërore. Këto pretendime janë konsideruar nga organizata ndërkombëtare si stereotipe klasike antisemite, që prej dekadash kanë shërbyer për propagandën kundër komunitetit hebre.

Në fund të vitit 2022, gjatë intervistës në emisionin InfoWars, Kanye West deklaroi se “i pëlqen Hitleri”, shtoi se njerëzit duhet të “ndalojnë së fyeri nazistët” dhe refuzoi të dënonte Adolf Hitlerin. Këto deklarata u dënuan pothuajse unanimisht nga organizata hebraike, drejtues politikë dhe media ndërkombëtare.

Më pas ai publikoi në rrjetet sociale një simbol që kombinonte svastikën naziste me Yllin e Davidit, ndërsa gjatë vitit 2025 promovoi dhe shiti produkte me svastikë, duke publikuar materiale që u interpretuan si lavdërim i nazizmit.

Në intervista të tjera ai minimizoi akuzat për antisemitizëm, duke deklaruar se vetë termi “antisemitik” përdorej për të heshtur kritikat ndaj hebrenjve. Edhe këto deklarata u kritikuan si përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij të mëparshme.

Pas këtyre deklaratave, pasojat për Kanye West ishin të menjëhershme.

Kompani të mëdha ndërkombëtare ndërprenë bashkëpunimin me të. Adidas i dha fund kontratës shumë miliardëshe, ndërsa bashkëpunimin e ndërprenë edhe Balenciaga, Gap, agjenci artistike dhe partnerë të tjerë komercialë.

Reagime të forta pati edhe në Evropë, ku një sërë koncertesh u anuluan ose u bojkotuan.

Mbretërinë e Bashkuar, ai nuk performoi në festivalin Wireless pas reagimeve të organizatave hebraike dhe autoriteteve britanike, ndërsa u përball edhe me kufizime për hyrjen në vend.

Francë, një koncert i planifikuar në Marsejë u shty pa afat pasi autoritetet deklaruan se po shqyrtonin ndalimin e tij dhe kryetari i bashkisë kundërshtoi publikisht zhvillimin e koncertit.

Poloni, koncerti në stadiumin e Chorzów u anulua. Ministria e Kulturës argumentoi se një vend që mban plagën historike të Holokaustit dhe ndodhet pranë Auschwitz-it nuk mund t’i ofronte një skenë publike një artisti që kishte lavdëruar Hitlerin.

Zvicër, një koncert u anulua pasi organizatorët deklaruan se zhvillimi i tij nuk ishte në përputhje me vlerat që përfaqësonin.

Itali, autoritetet lokale anuluan një koncert të planifikuar në Reggio Emilia për arsye të rendit publik dhe sigurisë, pas kundërshtimeve të komunitetit hebre dhe shqetësimeve për protesta.

Spanjë dhe Portugali, organizatat hebraike dhe European Jewish Congress kërkuan anulimin e koncerteve të tij. Në disa raste kërkesat u pranuan, ndërsa në raste të tjera koncertet u zhvilluan vetëm nën masa të forta sigurie.

Ndërsa një pjesë e vendeve evropiane kanë zgjedhur të distancohen nga Kanye West për shkak të deklaratave të tij antisemite dhe pro-naziste, Shqipëria po organizon dhe sponsorizon koncertin e tij.

Ky është paradoksi.

Nga njëra anë, qeveria akuzon mijëra qytetarë shqiptarë si antisemitë pa paraqitur prova publike për akuza kaq të rënda. Nga ana tjetër, përdor fondet dhe mbështetjen institucionale për të promovuar një artist që është bërë simbol ndërkombëtar i polemikave mbi antisemitizmin.

Dy standarde kaq të ndryshme për të njëjtën çështje e bëjnë të vështirë të kuptohet se cili është në të vërtetë qëndrimi zyrtar i qeverisë shqiptare ndaj antisemitizmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.