☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.17 ▲1.27%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,537 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.44% XRP $1.3286 ▲ +2.24% SOL $103.0400 ▲ +3.04%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.17 ▲1.27 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.17 ▲1.27 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria çel fondin 6 milionë euro për kompensimin e pronave të familjes Karagjozi

Në zbatimin të vendimit të Gjykatës së Strasburgut, qeveria shqiptare ka çelur fondet për kompensimin e pronave për 21 anëtarë të familjes Karagjozi. Vendimi për kompensimin e tyre është botuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë pritet vetëm disbursimi i menjëhershëm nga Thesari.

Në shumën e dëmshpërblimit 5,9 milionë euro përfshihet dëmi pasuror dhe jopasuror, si dhe kostot e shpenzimet, sipas listës së kërkuesve

Vlerat monetare gjatë ekzekutimit të vendimit do të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.  Më pas ato do të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesve në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.4.2016.

Pagimi i shumave të depozituara bëhet nga Ministria e Financave pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.

Teksa qeveritë shqiptare kanë dështuar në kthimin e kompensimin e pronës, dhe ish-pronarët panë si zgjidhje Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, buxheti i shtetit është para një rreziku serioz.

Sipas të dhënave të Avokaturës së Shtetit, 106 çështje që janë në pritje të shpalljes së vendimit, që i përkasin periudhës pas vitit 2014, kanë një vlerë prej 556.524.809 euro, shumë kjo sa 22% e të ardhurave të pritshme për 2015-n të buxhetit vjetor të shtetit. Po sipas Avokaturës së Shtetit, gjithsej janë ekzekutuar 19 vendime nga viti 2006 me një vlerë 18.295.547 euro, 2 vendime janë në ekzekutim me një vlerë prej 5.412.800 euro. Ndërsa nga çështjet që janë në gjykim (14 çështje në pritje të shpalljes së vendimit), që i përkasin periudhës para vitit 2014, kanë një vlerë prej 24.000.000 eurosh.

Në dy vitet e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vlerësuar faturat e “Strasburgut” për kthimin e pronave, si rrezikun më të madh fiskal që i kanoset vendit. Nga një anë, vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për zbatim dhe në rast se ndodh e kundërta, fatura shtohet edhe më shumë nga kamatëvonesat.

Nga ana tjetër, buxheti i shtetit në kushtet që është sot, nuk mund të atribuojë një të tretën e tij për të kompensuar ish-pronarët, pasi rrezikohen nevojat bazike të të gjithë shtetasve. Në këtë situatë, ndërmjet presionit të Strasburgut dhe të pamundësisë së përmbushjes së detyrimit qeveria shqiptare në ligjin e ri ka gjetur një formulë kompensimi që rëndon tërësisht në kurriz të ish-pronarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.