☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,792 ▼ -1.9% ETH $2,679 ▼ -2.14% XRP $1.4835 ▼ -3.03% SOL $119.1800 ▼ -2.27%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

Qeveria dërgon “Euro modelin” për vlerësim në Komisionin Evropian

Qeveria konfirmoi për gazetën malazeze Dan se "Euro modeli" do të përfshihet në buxhetin e 2027-s dhe në Programin e Reformave Ekonomike 2027–2031; nga janari 2027 paga minimale neto shkon deri në 1.400 euro, ndërsa kontributet për sigurimin pensional dhe invalidor hiqen plotësisht.

Qeveria e Malit të Zi do t’i dërgojë Komisionit Evropian për vlerësim “Euro modelin”, programin ekonomik që kryeministri Milojko Spajiq e prezantoi për herë të parë më 17 shtator në një video-deklaratë. Siç njofton gazeta malazeze Dan, qeveria konfirmoi për gazetën se programi do të përfshihet në buxhetin e Malit të Zi për vitin 2027 dhe në Programin e Reformave Ekonomike 2027–2031.

Programi parashikon që nga janari 2027 paga minimale neto të arrijë në 1.000 euro për punonjësit me arsim fillor apo të ulët, 1.250 euro për ata me arsim të mesëm dhe 1.400 euro për të diplomuarit. Ai përfshin mbi 250.000 të punësuar, ndërsa rritja do të prekë edhe pagat mbi nivelin minimal. Parashikohet heqja e plotë e kontributeve për sigurimin pensional dhe atë invalidor, ndërsa pensionet do të indeksohen katër herë në vit duke filluar nga 2027-a, me pensionin minimal mbi 500 euro.

Duke folur për burimet e financimit, Spajiq përmendi rritjen e konsumit dhe të punësimit, luftën kundër ekonomisë gri, kthimin e pritshëm të diasporës, disiplinën në shpenzime, masa të reja tatimore, konfiskimin më efikas të pasurisë së fituar nga krimi si dhe tatimin e pronave të zbrazëta. Sipas tij, deficiti buxhetor në vitin 2027 pritet të jetë 4–5 për qind e PBB-së, ndërsa në vitin 2028 rreth 3 për qind, brenda kritereve të Mastrihtit.

Programi ka ngjallur edhe kritika. Ekonomistët paralajmërojnë se rritja e pagave duhet të shoqërohet me rritje të produktivitetit, ndërsa punëdhënësit kanë kërkuar më shumë detaje për dinamikën e zbatimit. Disa komuna kanë paralajmëruar se kostot më të larta të pagave mund t’i rëndojnë buxhetet e tyre. Ndërkohë ministri i Financave, Novica Vukoviq, ende nuk ka dhënë mendimin e tij: ai nuk votoi në seancën telefonike të qeverisë për gjashtë ligjet e lidhura me programin dhe tha se i duhet më shumë kohë për analizë.

Ekonomistët vlerësojnë efektin bruto të programit në rreth 1 miliard euro dhe atë neto në 500 milionë euro, të cilat qeveria duhet t’i mbulojë përmes taksave. Heqja e kontributeve i lë shtetit pa rreth 450 milionë euro të ardhura, ndërsa disa ekspertë paralajmërojnë edhe rritje të mundshme të TVSH-së.

Vlerësimi i Komisionit Evropian ka rëndësi të veçantë, sepse Programi i Reformave Ekonomike përmban projeksione makroekonomike afatmesme, plane të financave publike dhe reforma strukturore — dhe mënyra se si qeveria paraqet efektet e “Euro modelit” do të peshojë në vlerësimin e qëndrueshmërisë së politikës ekonomike të Malit të Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.