BKH dhe Drejtoria e Antikorrupsionit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, rastet e dyshuara do t’i referohen SPAK-ut!
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit (DPAK) kanë formalizuar bashkëpunimin mes tyre për identifikimin e praktikave korruptive dhe referimin e rasteve të dyshuara pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Marrëveshja u nënshkrua këtë të enjte nga drejtori i BKH-së, Joni Keta, dhe drejtori i DPAK-së, Skerdi Tushi.
Në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin ndërmjet dy institucioneve, me qëllim evidentimin dhe referimin në kohë të rasteve të dyshuara për vepra penale që janë në kompetencë të SPAK-ut.
Sipas marrëveshjes, rastet kur gjatë verifikimeve administrative evidentohen indicie për vepra penale do t’u përcillen organeve kompetente për ndjekje të mëtejshme.
Ky bashkëpunim synon gjithashtu përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian për forcimin e koordinimit mes institucioneve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe organeve ligjzbatuese.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.