⛈️
Tiranë 14°C · Stuhi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.68 ▲1.2%
ARI 3,597 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,496 ▲ +2.34% ETH $1,693 ▲ +2.15% XRP $0.9498 ▲ +3.68% SOL $70.9400 ▲ +3.56%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.68 ▲1.2 % ARI 3,597 ▲0.92 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.68 ▲1.2 % ARI 3,597 ▲0.92 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Spajiq: Euro modeli synon të rrisë pagat dhe të mbrojë standardin e qytetarëve

Kryeministri Millojko Spajiq tha në Kuvend se Qeveria nuk mund të ndikojë në çmimet globale, por mund të rrisë të ardhurat e familjeve; ai bëri të ditur edhe se Komisioni Evropian është pajtuar me mbylljen e të 33 kapitujve negociues.

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi se Qeveria nuk mund të ndikojë në çmimet globale, por mund të ndërmarrë masa për të rritur të ardhurat e familjeve dhe për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend, gjatë seancës së Kryeministrit, Spajiq tha, siç njofton Tv Boin, se Euro modeli synon të kompensojë ndikimin e inflacionit përmes rritjes së pagave dhe pensioneve. Ai theksoi se ky model nuk lidhet me datën e zgjedhjeve, por me përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Sa i përket integrimit evropian, kryeministri bëri të ditur se Komisioni Evropian është pajtuar me mbylljen e të 33 kapitujve negociues, ndërsa vendimi përfundimtar u takon shteteve anëtare të BE-së, dhe Qeveria shpreson që kjo të realizohet deri në fund të vitit.

Spajiq foli edhe për kërcënimet hibride, duke pretenduar se ndikimet negative nga vendet fqinje janë ushtruar përmes mediave private, dhe mbrojti masat e ndërmarra nga institucionet e sigurisë. Gjatë debatit u diskutuan gjithashtu rritja e çmimeve, gjendja e pensionistëve, siguria dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Kryeministri theksoi se rritja e pagave dhe mundësitë e punësimit janë ndër masat kryesore për përmirësimin e standardit dhe parandalimin e përfshirjes së të rinjve në kriminalitet. Ai njoftoi gjithashtu se Qeveria planifikon të vendosë tatim mbi pronat e paluajtshme të pabanuara, ndërsa premtoi mbështetje për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.