🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.23 ▲1.29%
ARI 4,423 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,634 ▼ -0.37% ETH $2,488 ▲ +0.13% XRP $1.4162 ▲ +1.57% SOL $103.2600 ▼ -0.09%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.23 ▲1.29 % ARI 4,423 ▼0.37 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.23 ▲1.29 % ARI 4,423 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

“Qeveria nuk ka më legjitimitet”, Berisha: U përdorën 83 mandatet e krimit për të mbrojtur aferat

Reforma territoriale, protestat kundër qeverisë, si dhe akuzat për korrupsion dhe lidhje me krimin ishin në fokus të komunikimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku se kanë përdorur 83 mandatet parlamentare për të mbrojtur, sipas tij, afera të mëdha korruptive.

“Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër ne Evropë dhe botë faktoi se jo vetëm vjedh shqiptarët, por hajdutët e saj Rama dhe Balluku janë mbi çdo ligj në këtë vend”, tha ai.

Kreu i PD komentoi edhe draftin e ri territorial, ku PS propozimin shkrirjen e 15 bashkive. Sipas Berishës, qëllimi i Ramës është që të shpopullojë vendin dhe ta mbushë atë me qytetarë nga vendet e Azisë.

“Edi Ram,a me këtë centralizim prej sulltani, kërkon që çdo pushtet ta ketë në pëllëmbe të dorës, kërkon të vazhdojë zbimin e shqiptarëve dhe mbushjen e Shqipërisë me qytetarë të marrë nga Azia”, u shpreh ai.

Berisha, ngriti gjithashtu akuza të forta, teksa deklaroi se rreth një muaj më parë tre kontejnerë “plot me euro” janë nxjerrë nga porti i Durrësit

“Ka ndodhur gjatë kësaj periudhe që kontejneri ka kaluar jashtë skanerit, ka ardhur në Shkozet, është shkarkuar dhe pasi është shkarkuar është rikthyer për t’u kontrolluar. Ka ndodhur para një muaji, shkarkimi i tre kontejnerëve me vinç, kontejnerë plot me euro”, pretendoi Berisha.

Kreu i PD-së ngriti gjithashtu akuza për mënyrën se si kontrollohet Porti i Durrësit dhe shtoi se prej pesë vitesh aty nuk është sekuestruar asnjë kilogram drogë. Berisha përmendi edhe pretendime për lidhje mes karteleve kriminale dhe portit, por sqaroi se disa prej këtyre pretendimeve nuk mund t’i konfirmonte vetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.