🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,693 ▲0.29%
DOW 51,140 ▼0.41%
NASDAQ 27,010 ▲0.79%
NAFTA 90.53 ▲1.29%
ARI 4,183 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,821 ▲ +0.35% ETH $2,675 ▼ -0.56% XRP $1.4919 ▼ -0.18% SOL $118.5000 ▼ -0.31%
S&P 500 7,693 ▲0.29 % DOW 51,140 ▼0.41 % NASDAQ 27,010 ▲0.79 % NAFTA 90.53 ▲1.29 % ARI 4,183 ▲0.07 % S&P 500 7,693 ▲0.29 % DOW 51,140 ▼0.41 % NASDAQ 27,010 ▲0.79 % NAFTA 90.53 ▲1.29 % ARI 4,183 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Opinion

Qeverise i plasi peshku

Skandal pas skandali

Nga LUAN RAMA

Llurba e idiotëve të pushtetit, ata të cilët Edi Rama i ka me shumicë dhe që i shpërblen me poste në të gjitha nivelet e qeverisjes, na “dhuroi” këto ditë edhe një skenë tjetër krimi e katastrofe, në kuptimin e plotë të fjalës. Pamjet e disa tonelatave peshq që përpëliteshin dhimbshëm për të mbijetuar mes baltovinës së krijuar prej tyre në rezervuarin e Kasharajt në Lushnje, janë skandaloze.

Në çdo vend tjetër të botës normale, ato pamje katastrofe do të ngrinin në këmbë shtetin dhe gjithë shoqërinë.

Nuk po them që të mblidhej përsëri Këshilli i Sigurisë Kombëtare, sepse ai u harxhua një herë për skandalin me drejtoren e Shërbimit Informativ, por mungesa e reagimit të menjëhershëm dhe në gjendje alarmi e institucioneve dhe agjencive përgjegjëse është e pafalshme, është skandaloze!

Ka ndodhur një krim i rëndë mjedisor. Ka ndodhur një katastrofë ekologjike.

Jo prej forcave të natyrës.

Prej idiotëve të pushtetit!

Të cilët, për fatin e keq të këtij vendi, janë shumë. Shumë janë edhe bëmat e tyre, kostot e të cilave bien mbi qytetarët. Bien edhe mbi mjedisin, territorin, mbi pasuritë e vendit.

Për të mos i hyrë në hak askujt, kërkova të mësoj se cili është qëndrimi i Ministrisë së Mjedisit për këtë katastrofë kriminale, por nuk gjeta asnjë fjalë. Asnjë qëndrim. Asnjë informacion.

Asnjë qëndrim nga ministria, asnjë qëndrim edhe nga vetë ministri!

Dhe, për ta bërë më të plotë pamjen e papërgjegjshmërisë, asnjë qëndrim edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, asnjë qëndrim edhe nga drejtoresha e kësaj agjencie, asnjë qëndrim edhe nga Komiteti Shtetëror i Digave, asnjë qëndrim edhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU)!

Deri tani ka reaguar vetëm Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, që na tha se përgjegjësia kryesore për situatën e krijuar i takon Bashkisë së Lushnjes. Ka reaguar edhe Bashkia Lushnje që pret të ketë dalje në det, e cila ka kallëzuar në Prokurorinë e Fierit bashkimin e kompanive private që fituan tenderin për rehabilitimin e digës. Por vetëm kaq, secili për të larguar përgjegjësinë nga vetja.

Si ka mundësi?

Çfarë ndodh në këtë vend?

Kanë ngordhur disa tonelata peshq. Është shkatërruar një pasuri e tërë, me ndikim të madh në mjedis, në ekosistemin e zonës dhe në rrjetin e ujitjes së tokave bujqësore, dhe askush nuk reagon e nuk reflekton as ndjenjën më të vogël të përgjegjësisë?!

Unë e kuptoj që Kryeministri e ka hallin gjetiu dhe, përballë skandaleve me ata që ka zgjedhur t’i ketë më pranë vetes, nuk u vjen radha skandaleve të idiotëve që ka më poshtë në pushtetin e tij. Por, të paktën, ta detyrojë ministrin e Mjedisit të kryejë detyrën dhe t’i informojë qytetarët se çfarë ka ndodhur dhe se përse ka ndodhur, çfarë po bëhet dhe si do të administrohet gjendja e krijuar?

Kaq është më e pakta që mund të bëjnë.

Meqenëse e kemi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, logjikshëm mund të pyesim:

A ka kryer kjo agjenci ndonjë inspektim në rezervuarin e Kasharajt?
A është matur ndikimi mbi ekosistemin dhe peshqit?
A është konstatuar dëm mjedisor?
A ka pasur ndonjë leje, autorizim apo kusht mjedisor për punimet?
A ka pasur kontroll përpara zbrazjes së rezervuarit?
A ka urdhëruar ndonjë masë parandaluese?

Qeverisja është përgjegjësi, nuk është gallatë. Dhe përgjegjësi do të thotë të kryesh punën.

Të gjithë e dimë se qeverisë i ka plasur peshku, jo vetëm në rezervuarin e tharë të Kasharajt në Lushnje, por gjithkund; me inceneratorët, me koncesionet, me rrugët, me Zvërnecin, me TEC-in dhe Tigrat në Vlorë, me portin, me investimet strategjike dhe shumicën e kriminelëve me duart në to, me AKSHI-n, me SHISH-in, me zëvendëskryeministrat, me ministrat, me kryetarët e bashkive, me deputetët, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e kë të përmendësh më parë.

Por të mos reagosh për gjendjen e krijuar dhe të mos informosh qytetarët mbi çfarë ka ndodhur, është tallje! Është edhe e neveritshme.

Nuk është hera e parë që ndodh. Mungesa e transparencës dhe e përgjegjshmërisë, arroganca, tallja, nënçmimi dhe fyerja janë sjellja e mazhorancës në pushtet, e cila mendon se mund t’ia hedhë skandaleve të njëpasnjëshme duke u fshehur nën tymnajën e videove me skenat e seksit.

Pikërisht te kjo sjellje e ka burimin jo thjesht mungesa e respektit, por neveria dhe urrejtja ndaj idiotëve të pushtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.