Von der Leyen në Tiranë: Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
Von der Leyen theksoi se Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit, duke nënvizuar hapjen e grupeve të fundit të negociatave dhe mbylljen e tre kapitujve të parë në korrik.
Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria është përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
‘Kënaqësi e madhe të jem në Tiranë. Përvoja ime është e tillë që shqiptarët e mbajën Evropën në zemër. Keni punuar fort për ta kthyer ëndrrën evropiane të Shqipërisë në realitet prandaj mesazhi im i parë është i thjeshtë: Objektivi është në horizont, pra Shqipëria është ndër vendet kryesuese në procesin tonë të anëtarësimit.
Mund ta jap këtë gjykim pasi unë vi çdo vit për të parë ecurinë. Që nga viti i kaluar, Shqipëria sërish ka bërë një ecuri të mrekullueshmë. Keni hapur grupkapitujt e fundit të negociatave dhe në korrik keni mbyllur tre kapituj e parë. Ky është një përparim shumë i rëndësishëm pasi kjo tregon se Shqipëria është plotësisht e përafruar me politikën tonë të përbashkët të jashtme të sigurisë. Pra ne e shohim botën me të njëjtin sy”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.