“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë
Investigimi i Fox News për 101 organizata që, sipas raportimit, veprojnë si rrjete koordinimi për protesta të dhunshme në disa shtete europiane, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën dhe Shqipërinë, ka rikthyer vëmendjen te Internacionalja Progresiste, rrjeti ndërkombëtar i së majtës ku bën pjesë edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.
Për këtë çështje, analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ngriti akuza të forta lidhur me ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe rolin që, sipas tij, kanë Arlind Qori dhe Hysamedin Feraj në zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Çupi pretendoi se kjo lëvizje ka nisur të shfaqet në Shqipëri që prej vitit 2020, duke e lidhur përhapjen e saj me vakumin politik të krijuar nga Partia Demokratike dhe me ndikimin e shtuar të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili vendosi të kandidonte në zgjedhje në vendin tonë.
Ai i cilësoi Qorin dhe Ferajn si “ekstremistë antishqiptarë” dhe pretendoi se Arlind Qori ka tentuar disa herë të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk është lejuar.
“Asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka është krejt e njohur. Fakti që Soros dhe fondacioni i tij nuk prodhuan konflikti, agresion dhe konflikt, por kjo lëvizje ka nisur të paktën te ne, është shfaqur nga viti 2020 dhe ka ardhur së bashku me të njëjtën frymë që po përshkruhet për shkak të vakumit që la PD, por edhe për shkak të influencave të shtuara nga Albin Kurti. Këta janë zogj të Albin Kurtit, edhe Qori etj. Lëvizja që nisi atëherë për të ngritur VV-në në Shqipëri dhe për të konkurruar qeverinë është lëvizja më agresive dhe më terroriste që ka njohur Shqipëria në politikë. Është më e rënda që ne sot po e jetojmë. Pjesën e dhunës që ne po e jetojmë, e jetojmë nga ato ide dhe nga ato frymëzime. Qori i Shqipërisë është një pjesë e VV-së dhe shefi i tij është Hysamedin Feraj, është njeriu më i besuar i lëvizjes agresive të VV-së.
Kur kandidoi për në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ishte e armatosur. Unë kam pasur rastet e mia që shefi i VV-së ka ardhur me pistoletë dhe me bodyguardë në studio. S’është fjala që një pistoletë do të pushtonte Shqipërinë, por ajo ishte përgatitur për të vrarë, për të gjakosur dhe dhunuar Shqipërinë që atëherë, por ishte shpejt. LVV është sot e kësaj dite këtu, por me më pak anëtarë, Qori dhe Feraj, janë dy ekstremistë antishqiptarë, kundër historisë së Shqipërisë. Qori e ka tërë peshën e kësaj dhune, ai ka bërë tentativa dhjetëra herë për të hyrë në SHBA, dhe asnjëherë nuk është pranuar për të hyrë atje, Është i vetmi politikan që nuk ka hyrë atje.”



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.